Aleanca Kuqezi ironizon znj. Topalli si dikur MJAFT-i znj. Nano

Në një prononcim për mediat sot, Aleanca Kuqezi ka ironizuar znj. Topalli me stilin e ironive që përdorte dikur me sukses Lëvizja “MJAFT!” ndaj bashkëshortes së ish-kryeministrit Nano. Pas argumentëve seriozë rreth kostos së udhëtimeve të pafund të Topallit jashtë shtetit dhe akuzave për përfshirjen në to të familjarëve të saj, zëdhënësja e Aleancës Kuqezi lëshoi edhe këtë silurë:
“Aleanca Kuqezi i kërkon spikeres së parlamentit që të lejojë ministrin e jashtëm të kryej detyrën e tij në përmbushje të misionit diplomatik i cili është mbivendosur nga aspirata e znj.Topalli për të qenë ministre e jashtme. Por sipas gjasave, spikerja e parlamentit aspiron edhe për postin e kreut të shtetit shqiptar. Aleanca Kuqezi i kujton zonjës Jozefina Topalli së një nga kushtet për tu zgjedhur President i Republikës është që minimalisht kandidatet duhet të kenë jetuar 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Zonja Topalli gjatë dy viteve të fundit ka qëndruar më shumë në ajër se në tokë”.
Aleanca Kuqezi pretendon se sondazhet e saj tregojnë që është partia e parë në qarqet kryesore të Shqipërisë. Në qoftë e tillë, duhet të sillet si e tillë…
E.Zaloshnja
Comments
Me keto spica dylekshe do

Me keto spica dylekshe do ndertoje kauzen e saj AK? Kapeni demin nga briret dhe jo nga koqet o kreshniket e AK!

O idiot, o debil, po ti qenke

O idiot, o debil, po ti qenke injoranti me i madh. Si mor gomar nuk ditke ti qe cdo institucion shteteror (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Parlamentit) kane axhendat e tyre te reciprocitetit te mardhenieve me kedo institucion te njejte ne bote.

Po sdiskutohet qe do shkoje Jozi, dhe do shkoje gjithashtu ai/ajo qe do vije pas Jozit.

Po ti qeke kafshe mor gomar !

E po kur del edhe ky

E po kur del edhe ky sharlatan me provu palitiken mos mbeste gomar me pa fol. Mjerimi i shoqerise shqiptare simbolizohet pikerisht me figura karagjoze te tilla qe bejne gjoja si patriote por qe se kane idene si ti a fillojne per hajer...

Add new comment