Hashim Thaçi bën lojë 007-ash me opozitën

Duke folur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dha garanci se nuk do të mbahen zgjedhje serbe në Kosovë, dhe tha se “Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj”; por nuk dha ndonjë shpjegim se ç’do të thotë “të shkelësh tokën e Kosovës”. Në të njëjtin fjalim, ai akuzoi opozitën për destruksion në qasjen ndaj veriut, dhe në këtë diskutim e sipër bëri një gjest tipik shqiptar: kërkoi nga nënkryetari i VV-së të tregojë se pse e se kur është takuar me ministra të Tadiçit, dhe çfarë ka biseduar me ta. Kaq tha. Jo më shumë. Nuk e ndriçoi ngjarjen, për të cilën la të kuptohej se është i informuar në detaje. Jo, kërkoi që detajet t’i jepnin vetë “autorët e krimit”!!!
Në fund, ai foli për vizitën e tij në SHBA, dhe tentoi ta shiste si një nder e privilegj personal që i ishte bërë. Mirëpo, kjo ëhstë pesë me hiç. Ai është pritur atje si kryeministër i një Kosove “të brishtë, të dobët, të cënueshme, të rrezikuar”. Pritja që iu bë ishte një sinjal për faktorë të tjerë rajonalë, nëpërmjet të cilit amerikanët donin të thoshin, se “Kosova është një projekt që do të mbrohet deri në fund”.
E.G.
Comments
Hashimi ne ligjerimin e tij
<p>Hashimi ne ligjerimin e tij eshte i kufizuar nga niveli kulturor dhe intelektual qe ka !</p>
Add new comment