Damir Fazlliçi po na fanepset kudo

Postuar në 19 Prill, 2012 08:41

E keni vënë re një nga lajmet më të fundit? Ishte ai me titull “Damir Fazlliç lë Tiranën”, dhe shoqërohej nga një foto e personazhit misterioz me origjinë serbo/boshnjake në Rinas; e kishin kapur me shpinë, të veshur me një jelek, teksa kish kaluar kontrollin tonë doganor. Na është bërë personazh i famshëm i jetës metropolitane shqiptare. Është i ndjekur nga paparacët e nga gazetarët më shumë se shumica e vip-ave shqiptarë. Dje, në të gjitha agjencitë, jepej lajmi se Damir Fazlliç kish qenë në Sheraton, dhe fotoja e tregonte duke dalë nga hoteli i famshëm nën shoqërinë e tre personave të panjohur.

Shkurt, Fazlliçi po na ‘mbyt’ dhe me protagonizmin e vet. Ndoshta të pakërkuar. E kemi peshqesh nga kryeministri ynë dhe këtë. Sikur të mos mjaftojnë të tjerat.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.