Gjermanët e francezët duan të kthejnë kontrollin kufitar

Postuar në 20 Prill, 2012 08:16

Nga mesi i vitit të shkuar, Danimarka mori vendimin të kthente kontrollin në kufijtë me Suedinë e Gjermaninë; ish një vendim që u mor nga frika e emigracionit ilegal dhe e krimit të organizuar. Nga kryeqytetet e tjera të BE-së dolën zëra kritikë ndaj këtij hapi të ndërmarrë. “Kjo është një ditë e keqe për Europën”, tha ministrja gjermane e Drejtësisë, Sabine Leutheusser-Schnarrenberger. Nuk kanë kaluar as nëntë muaj nga ajo “ditë e keqe”, dhe janë po gjermanët që po synojnë të imitojnë Danimarkën. Sipas së përditshmes Süddeutsche Zeitung, Gjermania e Franca janë duke e menduar së toku rishikimin e regjimit të lëvizjes së lirë në zonën Schengen. Ministrat e brendshëm të këtyre vendeve i kanë dërguar një letër BE-së, ku kërkojnë rifutjen e kontrollit kufitar për një periudhë 30 ditore. Do të jetë një kthim eksperimental në regjimin e vjetër për të parë, nëse kjo masë e frenon emigracionin ilegal e krimin e organizuar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.