Tritan Shehu, zëdhënësi de facto i PD-së

Postuar në 23 Prill, 2012 03:59

Po ndodh gjithmonë e më shpesh të lexojmë apo dëgjojmë një intervistë të Tritan Shehut, i cili duket se ka për detyrë të bëjë shpjegimin publik të aksionit politik të PD-së. Për çdo qëndrim të Berishës, Tritani ka një mbrojtje të vetën, e në këtë kuptim më shumë se sa zëdhënës i partisë duket se është zëdhënës i Berishës. Mbrojtja që bën është e thjeshtë, dhe ngrihet mbi fraza të tilla, si “ne do fitojmë në vitin 2013-n, pasi kemi Berishën”, “Berisha është mjeshtër në ndërtimin e koalicioneve fituese”, “Ilir Meta na detyrohet”, etj, etj.

Deputeti i PD-së preferon përgjithësisht gazetat, e më pak televizionet. Në ekran nuk është shumë ndjellës. Është me siguri i vetëdijshëm për këtë, e kjo duhet të jetë arsyeja që ai vetë parapëlqen gazetat, s’ka gjë se nuk di t’i thotë kurrë ‘jo’ një kërkese për të shkuar në një studio televizive. Dhe gjithnjë ka gjëra për të thënë.

E.G.

Comments

Submitted by nerro (not verified) on

<p>Hallal ta befte Zoti Triran preshi... e hengre te gjithin ne b.. dhe nuk u trembe fare. Kesaj i them burreri un</p>

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&quot; Ilir Meta na detyrohet&quot;...Kjo eshte e vertete, e sakte dhe e rend. Fillimisht i detyrohej Metes Berisha, dhe ky i fundit i &#39;fali&#39; pushtet me &#39;lopate&#39;. Por tani i detyrohet Meta Berishes, pasi ky i fundit i &#39;fali&#39; lirine, pasurine e ardhmerine.Rrjedhimisht Meta mbetet &#39;debitor&#39; i perhershem i Berishes edhe pse mundohet ndonjehere te &#39;kapardiset&#39; me fraza qe mund te lexohen si shkrim europian apo arab, pra, nga e majta ne te djathte dhe nga e djathta ne te majte. Perfundimisht Meta ka ngecur ne &#39;rrjeten&#39; e Berishes sepse eshte pak me shume &#39;i shendoshe&#39; per te reshkitur si ngjale...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.