Planet e funeralit të vajzës së Whitney Houston, ndërkohë që babai i Kristinës lufton ndaj Houston-ve. (DETAJE)
Ndërkohe që Bobbi Kristina është në prag të vdekjes, familja ka nisur që të diskutojë planet e funeralit, dhe njëkohësisht po përgatiten për ‘luftë’, duke marrë parasysh dhe si u trajtuan nga Houston-ët kur Whitney u nda nga jeta.
Burimet pranë familjes Brown (familjes së ish bashkëshortit të këngëtares), thonë se do të jenë të bashkuar për cfarëdo që të ndodh dhe refuzojnë që të trajtohen pa respekt njësoj si në funeralin e Whitneyt. Bobby Brown është nervozuar tre vite më parë, pasi familja Houston nuk e lejoi të ulej pranë vajzës së tij sidomos në ato momente aq të vështira për të. Ai gjithashtu ka diskutuar me Houston-ët të cilët u zemëruan që ai mori me vete dhe nëntë pjesëtarë të familjes së tij.
Ndërsa përsa i përketë situates aktuale, për të hyrë në dhomën e spitalit të Kristinës, fillimisht duhet shkruar një kod sigurie, dhe familja Houston fillimisht refuzoi që t`ja tregoi familjes Brown.
Add new comment