Ka 114 vjet në punë dhe nuk digjet

Një llambë në Livermore të Kalifornisë regjistron sivjet vitin 114-të që vijon të ndriçojë. Ajo është regjistruar në librin e rekordeve Guiness dhe ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve. Për të është krijuar edhe një faqe, në të cilën, fizikantja Debora Katz, shpjegon se llamba ka një filament 8 herë më të trashë se ai i llambave të sotme dhe ai funksionon si gjysëmpërcjellës, i bërë me gjasë me karbon. Ajo është vënë në punë në vitin 1901 dhe “ditëlindja” e saj “kujtohet” më 18 qershor.
http://www.livescience.com/14700-longest-burning-lightbulb-1...
http://www.centennialbulb.org
Add new comment