Zbuloni arsyet përse këngëtarja Sia mbulon gjithnjë fytyrën

Postuar në 10 Shkurt, 2015 04:38

Është një nga këngëtaret më të mira të momentit, megjithatë gjithnjë shfaqet me fytyrë të mbuluar, apo në raste të tjera edhe të ngjyrosur. Pra kuptohet se Sia nuk dëshiron që të jetë kryqendra e vëmendjes, ndonëse kolegët e saj bëjnë ‘luftë’ cdo ditë për fame. Por cila është arsyeja?

 

Në një intervistë të dhenë më parë, Sia 39-vjec ka pohuar:’E urrej faktin e të qenurit një person i famshëm. Dua të jetoj një jetë shumë te qetë. Përpara disa kohësh ndodhesha në një lokal pranë një mikes sime e cila kishte marrë një lajm të tmerrshëm,ajo ishte diagnostikuar me kancer në gji. Gjatë kohës që ajo më tregonte këtë, vjen dikush dhe më kërkon që të shkrepim një foto. Jam ndjerë shumë keq .’

 

Kujtojmë se Sia ka patur një histori shumë të dhimshme në dashuri. Fatkeqësisht personi me të cilin ajo kaloi 12 vite dhe ishte tmerrësisht e dashuruar, u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti. E tronditur nga gjithë kjo, Sia ka tentuar edhe të vetvritet më shumë se një here.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.