Christina Aguilera tregon përse e quajti të bijën Shiu i Verës

Postuar në 15 Shkurt, 2015 05:29

Lajmi se Christina Aguilera ishte në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin Matthew Rutler bëri bujë të menjëhershme, dhe ndërkohë të gjithë shfaqën kuriozitet rreth emrit që ajo do të përzgjidhte për vogëlushen. Kur më në fund mësuam se quhej Summer Rain (Shiu i Verës në shqip), pyetja më e zakonshme nga adhuruesit e saj ishte :’Pse ky emër pa kuptim? ’

 

Por pas gjashtë muajsh, në një intervistë për ‘People’ Christina Aguilera, zbuloi se ky emër nuk është pa kuptim. Këngëtarja tha:’Vera është një periudhë kohore e nxehtë dhe plotë dritë, ndërsa shiusjell një jetë të re, plotë rritje dhe fillime të reja.’

 

Kujtojmë se Christina Aguilera është fejuar ditën e Shën Valentinit, vitin e kaluar, ndërsa është nëna e një djali 6 vjecar Max nga martesa me bashkëshortin e parë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.