Ja çfarë do të ndodh me profilin e Facebook pas vdekjes suaj

Postuar në 19 Shkurt, 2015 09:46

Është kuptuar numri i profileve të personave që janë larguar nga jeta rezulton më shumë se 30 milionë, ose e thënë ndryshe 2 % e profileve të Facebook. Prandaj ky rrjet social tashmë ka marr masa.

 

Sipas ‘Corriere della Sera’ ekspertët e Palo Alto kanë prezantuar pak ditë më parë ‘kontaktin e trashëgimisë’, pra përzgjedhjen e një personi që mund të menaxhojë profilin tuaj pasi të ndaheni nga jeta. Ky person do të ketë mundësinë të kryejë veprime të tilla si : ndryshimi i fotos së profilit, ose të pranojë kërkesa miqësie, por nuk mund të lexojë mesazhe (që do të thotë nuk ka akses të plotë në profil).

Por nëse nuk ndodh ‘kontakti i trashëgimisë’, atëherë cdo përdorues mund të kërkojë të fshihet nga Facebook profili i tij/saj pas vdekjes. Për momentin ‘kontakti i trashëgimisë’ është në funksion vetëm në SHBA, e së shpejti do të përhapet në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.