Wiz Khalifa tregon të vërtetën e tradhëtisë ndaj ish-bashkëshortes
Rreperi i njohur Wiz Khalifa fundin e vitit të kaluar u nda nga bashkëshortja Amber Rose, e kjo ndodhi për shkak të tradhëtisë nga ana e tij. Muajin tetor thuhet se ai është kapur me dy motra binjake në shtrat, ndërkohë që Wiz e mohon.
Me anë të një statusi që ka postuar së fundmi në Twitter, krijuesi i hitit ‘We Dem Boyz’ shfajsohet duke shkruar:’Të gjithë ata që më njohin me të vërtetë, e dinë se unë kurrë nuk e kam tradhëtuar Amber.’ Por shqetësimi kryesor i 31-vjecarit është i biri Sebastian.
Amber e cila në të kaluarën ka qenë thjeshtë një striptiste,nuk kujdeset sic duhet, kështu që rreperi kërkon kujdestarinë e plotë.
Add new comment