Kjo e premte do të mbahet mend gjatë për shkak të tre fenomeneve natyrorë që do të ndodhin.

Postuar në 19 Mars, 2015 08:16

Të premten do të kemi mundësinë të shohim një eklips diellor, super hënën si dhe është dita e ekuinoksit pranveror.

Super hëna konsiderohet e tillë për shkak të afërsisë që ka me Tokën, ajo do të jetë më afër se kurrë duke kryer rrotullime më të shkurtra me Tokën.

Ndërkohë që ekuinoksi pranveror ndodh këtë periudhë çdo vit.

Por fakti i rrallë është se ekuinoksi dhe një eklips janë ngjarje që ndodhin shumë rrallë.

Për të parë të ndodhin këto dukuri sërish duhet të presim deri në vitin 2053.

Të gjithë ju që dashuroni dukuritë qiellore dhe yjet, përgatituni për një super të premte.

 

Sipas Lajme Globale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.