Mësuesja e artit flet për mënyrën e të sjellurit të Angelina Jolie larg kamerave.
E shohim gjithnjë të jap intervista pozitive ku përpiqet të nxjerr në pah anën e saj familjare dhe të tregojë gjithë dashurinë që ndjen për bashkëshortin dhe gjashtë fëmijët, madje në disa raste publiku nuk beson se Angelina Jolie është e tillë edhe në përditshmëri, një femër pozitive dhe shumë e sjellshme.
Mësuesja e artit të fëmijëve të aktores ka treguar për eksperiencën e saj në shtëpinë 40 milionë dollarëshe. Bibi Barba i kërkuan të shkonte në adresën e caktuar për të mësuar fëmijët e një personi të famshëm, por kurrësesi ajo nuk priste që femra që do t`i hapte derën do të ishte Angelina Jolie.
Sapo aktorja Hollywoodiane pa Bibi-n e takoi dhe me mirësjellje i kërkoi që të akomodohej sepse shtëpia e saj ishte dhe shtëpia e Bibi. Ndërsa fëmijët sipas mësueses së artit ishin shumë mirëpritës, dhe të interesuar për artin./E.B
Add new comment