Irina Shayk: Ja përse e lash në të vërtetë Cristiano Ronaldon.(HISTORIA)

Postuar në 18 Maj, 2015 12:17

Më në fund zbulohet arsyeja e vërtetë përse Irina Shayk i dha fund me Cristiano Ronaldon. Ka qenë një burim që ka përcjell fjalë për fjalë gjithcka që modelja ruse i ka thënë me mirëbesim.

 

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar CR7 dhe Irina ndodheshin në shtëpinë e tij, dhe modelja zbuloi një sërë mesazhesh me femra nga e gjithë bota, të cilat jo vetëm që ‘ngacmonin’ Cristianon por edhe ai flirtonte me to. Pas kësaj ajo u përball me futbollistin por ai mohoi gjithcka. Irina i shpjegoi se kishte kontrrolluar telefonin , dhe atij iu desh të pranonte se kishte shkëmbyer disa mesazhe me vajzat.

 

Ai ishte momenti kur Irina i dha fund, duke u larguar nga shtëpia e tij për të kaluar Vitin e ri dhe ditëlindjen e vetme (duke qare). Irina mësohet t`i këtë thënë burimit:’Jam ndjerë shumë keq dhe e tradhëtuar sepse dicka të tillë nuk e kam pritur. Edhe kur ishin përhapur fjalë që ai nuk më qëndronte besnik, i shpërfilla sepse i besoja. Ndihem e turpëruar!.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.