Shkenca
"Afrimi me alienët do të ishte një ide e tmerrshme"
Michio Kaku është profesor i fizikës teorike në City College, Nju-Jork, me dalje të shumta televizive dhe autor i disa librave shumë të shitur. Libri i tij i fundit, “Ekuacioni i Zotit”, është një ekzaminim i qartë dhe i pranueshëm i nevojës për të kombinuar relativitetin e përgjithshëm të Ajnshtajnit me teorinë kuantike për të krijuar një "teori gjithëpërfshirëse të gjithçkaje" për natyrën e universit.
Sa afër është shkenca në arritjen e kësaj teorie?
Harvardi i thotë 'Jo' për momentin projektit të gjeoinxhinierisë
Mund të luftosh ndryshimin e klimës, por jo me çdo mjet. Gjeoinxhineria diellore është një prej tyre. Ideja është të bllokosh një pjesë të rrezeve të diellit që të mos arrijnë në sipërfaqen e Tokës, duke i reflektuar ato në hapësirë me grimca të stratosferës. Ekspertët në këtë pikë nuk janë të sigurt për rreziqet që mund të paraqesë një eksperiment i tillë.
Në gjurmët e skithëve përmes historisë së gjeneve
Skithët kanë qenë një përzierje kulturash që sunduan stepën euroaziatike, duke luajtur një rol të madh në historinë e kësaj pjese të kontinentit. Një studim i ri i botuar në “Science Advances” analizon të dhëna mbi të gjithë gjenomin për 111 individë të tillë, çka hedh më shumë dritë mbi origjinën, zhvillimin dhe rënien e skithëve të stepës.
Shkenca del një hap para virusit
Virusi SARS CoV-2 po pëson mutacion në mënyrë të vazhdueshme. Këtë lojë të vështirë evolucionare mund ta fitosh vetëm duke parandaluar.
Virusi e ka materialin gjenetik të koduar në ARN dhe jo në AND, që njihet si më e qëndrueshme. Kjo do të thotë që edhe ndryshimi më i vogël në proteinën spike e bën atë të panjohur për sistemin imunitar të njeriut. Kjo do të thotë që një ilaç efektiv ndaj një varianti mund të mos jetë i tillë ndaj një tjetri.
Shumë shkencëtarë në këto kushte kanë parë kokteilet e antitrupave si armë për të luftuar Covid-19.
“Është e kotë të kërkojmë vaksinën e përkryer”
Zbuluesi i virusit HIV, Robert C. Gallo, thekson domosdoshmërinë e vaksinimit masiv, në një intervistë për "Avvenire". Gallo është bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Virologjisë Njerëzore (IHV) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland dhe bashkëthemelues dhe këshilltar shkencor ndërkombëtar i Rrjetit Global të Virusit (Gvn).
Zbulohet për herë të parë lëndë organike në sipërfaqen e asteroidëve
Agjencia Japoneze e Hapësirës – JAXA – ka konfirmuar së fundmi zbulimin e dy llojeve të materies organike në një asteroid duke hapur kështu dritaren e konfirmimit të një teze të njohur për origjinën e jetës në Tokë. Shkencëtarët japonezë kanë analizuar materiale të marra nga një asteroid i tipit S, quajtur Itokawa, marrë gjatë një misioni të vitit 2010 dhe mendohet se është një
Neandertalët mund të flisnin dhe të dëgjonin
Ndryshe nga sa kemi menduar për një kohë të gjatë, neandertalët nuk kanë qenë shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Ata ishin më primitivë në terma të evolucionit, por jo dhe aq.
Një studim i ri i kryer në Universitetin e Binghamton në Nju Jork State dhe Universidad de Alcalá në Spanjë tregon përfundimisht se neandertalët kishin aparatin fizik që nevojitet për të folur dhe për të kuptuar të folurit.
Guxo gjëra madhështore! Mesazhi i NASA-s në parashutën e sondës "Perseverance"
Një inxhinier kompjuterik, Ian Clark, kla zbuluar përmes një kodi binary një mesazh të koduar të incizuar në parashutën e madhe të përdorur nga NASA për të zbritur në Mars sondën “Perseverance”.
Guxo gjëra madhështore -, thuhet në mesazhin në fjalë shkruar në parashutën me diametër 21 m. Një frazë e ish-presidentit Teodor Ruzvelt që është deviza e Laboratorit të NASA-s për studimin e motorrëve të anijeve kozmike.
Mesazhi u vendos në parashutë për të parë orientimin e saj në zbritje dhe përmbajtjen e tij e dinin vetëm 6 persona.
VIDEOLAJM/Imazhet e para nga Marsi
Gjenomet njerëzore sintetike, inteligjenca artificiale kapërcen problemin e privatësisë
Studiuesit i kanë mësuar inteligjencës artificiale të bëjë gjenome artificiale – duke kapërcyer kështu problemin e mbrojtjes së informacionit gjenetik të njerëzve, ndërsa grumbullojnë ADN të mjaftueshme për kërkime. Rrjetet kundërshtare gjeneruese (GAN) vendosin dy rrjete nervore kundër njëri-tjetrit për të prodhuar të dhëna të reja, sintetike, të cilat janë një imitim aq i mirë, saqë mund të merren për të dhëna reale.
Shembuj të ngjashëm ka pasur deri tani, pasi dime se inteligjenca artificiale mund të gjenerojnë artikuj bindës lajmesh, blogje ushqimore ose fytyra njerëzore.