Opinion
Reforma në drejtësi, kronika e dështimit të paralajmëruar
"Kusht paraprak i korrupsionit... është rënia apo tatëpjeta e demokracisë pjesëmarrëse" ose të drejtpërdrejtë, shkruan në një analizë të shkëlqyer gazetari, politikani dhe juristi i shquar italian, Eugenio Scalfari. "Korrupsioni nuk ekziston ose ai reduktohet në maksimum kur populli është me të vërtetë sovran", konkludon ai në analizën e mprehtë që i bën kësaj dukurie, si dhe erozionit të demokracisë në Itali dhe Evropë ["La corruzione in Italia e l'Europa spaccata e moritura", Repubblica, 1 maj 2016].
Kush trembet nga demokracia e drejtpërdrejtë?
Mbi vizitën pritshme të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë*
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias vjen të hënën në Tiranë. Është vizita e dytë e tij në Shqipëri në harkun kohor të 11 muajve dhe në përgjigje të shpejtë të vizitës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Greqi, D. Bushati, në mars të këtij viti. Përpos tyre, dy ministrat kanë takime të shpeshta në veprimtari ndërkombëtare. Kjo denduri takimesh lidhet me vlerësimin e rendësisë dhe perspektivës së marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Vetëm kështu mund të interpretohet “nxitimi” i Kotzias për kthimin e vizitës së Bushatit në Athinë.
Tangoja e Basha-Berishës me Metën
Duhen dy veta për ta kërcyer tangon, por tangoja nuk kërcehet me tre. Kjo shprheje mund të jetë metafora që i përmbledh më mirë tre vjetët e marrëdhënieve në distancë mes dyshes Basha-Berisha dhe Ilir Metës.
Reforma zgjedhore apo reforma në drejtësi?
PD-ja e ka vendosur reformën zgjedhore pothuaj si një kusht të panegociushëm për të dhënë konsensus për reformën në drejtësi. Pavarsisht argumentave që ajo jep, duket se kjo është një taktikë për të shtyrë miratimin e reformës në drejtësi, me synimin që zbatimi i saj të fillojë pas zgjedhjeve të vitit tjetër. Por sidoqoftë pyetja “zgjedhje të lira e të ndershme apo një drejtësi që jep drejtësi?” është një pyetje që ka shqetësuar shumë mendimtarë botërorë, pas dështimeve të disa përpjekjeve demokratizuese në një sërë vende të botës.
Komunikimi politik pamor dhe retorika - përpjekja për diskreditimin e Flamurit kombëtar*
Demokracia shqiptare; peshku qelbet nga koka
Në kuadër të një projekti mbi demokracinë e brendshme dhe treguesit e cilësisë së funksionimit të partive politike në Shqipëri, të realizuar nga bashkëpunimi i Institutit të Studimeve Politike dhe Friedrich Ebert Stiftung, ISP ka publikuar raportin e parë kombëtar për periudhën mars-prill-maj 2016 Kjo është hera e parë në historinë 26 vjeçare të pluralizmit politik që hartohet një raport periodik kombëtar mbi partitë politike, dhe që çështjet e demokracisë së brendshme të trajtohen si çështje me interes publik për qytetarët, median dhe standardet e demokracisë në Shqipëri.
Kuotat e Veliajt zbresin në nivelin 55%
Në vazhdën e sondazheve në disa bashki të mëdha të vendit (të financuara nga fondacionet gjermane Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung – njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova ditët e fundit një sondazh me 1000 votues urbanë të Tiranës (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3%), nga i cili rezultoi se 55% e tyre janë të kënaqur me punën e Bashkisë, qysh kur në krye të saj erdhi Erion Veliaj, ndërsa 38% janë të pakënaqur (7% kishin opinion asnjanës).