Naked City
Bieber tregon muskujt gjatë stërvitjes me Floyd Mayweather.
Nëse Justin Bieber dhe Orlando Bloom do të zhvillonin një raund të dytë boksi, rezultati me siguri që do të ishte ndryshe pasi këngëtari ka vendosur që të marrë disa mësime mbi grushtimin nga kampioni i boksit Floyd Mayweather.
Në një foto të postuar për 22.3 milionë ndjekësit e tij, këngëtari 20-vjeçar ka treguar muskujt e formuar ndërkohë që boksieri amerikan po e ndihmonte të vishte dorezat.
“@floydmayweather është trajneri im”, shkroi Bieber.
Stërvitja në boks vjen dy muaj pasi Justin Bieber dhe Orlando Bloom u zunë me grushta për Miranda Kerrin në Ibiza.
Shakira dhe djali i saj mbështesin Piquen në ndeshjen e Barcelonës.
Me një baba që është një yll në futbollin ndërkombëtar, padyshim që djali i futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, do të bëhet një fans i madh i ndeshjeve të tij.
Shakira ,e cila është shtatzënë, bashkë me djalin e saj , Milan i cili ishte veshur i gjithi me uniformën e Barcelonës, po ndiqnin me krenari ndeshjen e mbrojtësit të Barcelonës.
Djaloshi 21 muajsh, qëndronte në krahë të Shakirës dhe mbështese Gerard Pique në ndeshjen e djeshme kundër skuadrë SD Eibar.
Delet hëngrën mariuhanën me vlerë prej 5000 euro!
Një tufë e deleve në Britani të Madhe filluan të sillen mjaft çuditshëm, kur ata hëngrën disa qese mariuhanë që dikush i kishte hedhur në një fushë në të cilën kafshët ishin duke kullotur.
Ngjarja ka ndodhur në një fermë në Surrey, në juglindje Angli, pasi pronari ka vënë re sjelljen e pazakontë të deleve, transmeton TetovaSot.
Policia me shaka ka deklaruar tha se do të paraqesë një kërkesë për delet për “drekën e paligjshme“, dhe se kanë nisur një hetim për të hetuar se kush ishte pas rastit, personat që e gjuajtën mariuhanën me vlerë 5000 euro.
Në romancë me një kryeministër.
Modelja e njohur, Petra Nemcova, duket se më në fund e ka gjetur lumturinë e saj. Kjo bukuroshe dhe Loren Lamot kohë më parë publikisht e kanë pranuar se janë në romancë, ndërsa e veçanta e kësaj është se Lamot është kryeministër i Haitit, i cili nuk mund të fshehë faktin se sa i lumtur është për shkak të të dashurës së tij të re.
Joana Kruppa na e rikthen verën me poza të reja në bikini!
Joanna Kruppa pozon për Bikiniworld Swimwear 2014 dhe na e sjellë verën.
Shikoni të gjitha fotografitë, dhe imagjinoni verën 2015 po kaq të ëmbël dhe njëkohësisht stresuese.
Këso pamjesh na presin, madje jo vetëm në plazh, por i afrohen edhe ato rrugëve të kafiterive të zakonshme të qyteteve tona.
Forma e fytyrës tregon homoseksualitetin.
Një studim ka zbuluar se në bazë të fytyrës së mashkullit, mund të zbulohet nëse ai është homoseksual apo jo.
Studimi zbulon se një numër i madh i njerëzve shpesh vlerëson gabimisht nëse një mashkull është apo nuk është homoseksual, pasi që homoseksualët shpesh kanë vija "më mashkullore" të fytyrës se sa heteroseksualët.
Hulumtimi i ri hedh poshtë mitin që të gjithë homoseksualët janë më femëror dhe kanë fytyra më të gjera dhe më të shkurtra, hundë më të vogël dhe nofull dukshëm më masive dhe më të rrumbullakuar në krahasim me heteroseksualët.
Blerim Destani, thyen rekord shikueshmërie në Sat1 të Gjermanisë.
”The whore” apo në gjuhën gjermane ”Die wanderhure” është një film televiziv gjerman bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414 dhe 1415. Skenarist i filmit është Iny Lorentz ndërsa i adaptuar nga Gabriele Kister dhe direktor i filmit Hansjörg Thurn. Ky film ka pasur një jehonë shumë të madhe në Gjermani e shumë vende europiane, premiera e filmit sipas statistikave të publikuara nga të përditshme gjermane ka arritur mbi 10 milionë shikueshmëri ndërsa si protagonist kryesorë shfaqet edhe aktori i njohur shqiptarë Blerim Destani në rolin e Gisos.
Nusja e George Clooney, vishet njëlloj me këngëtaren e famshme.
Njëra është avokate e suksesshme në karrierë dhe tjetra këngëtare e famshme e muzikës pop. Por kur vjen fjala te moda, duket se nusja e George Clooney, Amal Clooney dhe këngëtarja Taylor Swift kanë shumë gjëra të përbashkëta.
Bashkëngjitur në galerinë e fotografive mund të shikoni se si Amal dhe Taylor në vende dhe kohë të ndryshme janë të veshura në mënyrë identike. Me diferencë të dukshme në moshë Amal 36 vjeç dhe Taylor 24 vjeç, kanë të njëjtën elegancë të admirueshme, në pjesën më të madhe të stilit të veshjeve të tyre.
Modeli më i bukur dhe më i pasur i botës.
Ai ka një kohë të gjatë që punon si model në shtëpitë më të mëdha dhe të njohura të botës. Quhet David Gandy dhe është bërë tejet i famshëm në Britaninë e Madhe ku të gjithë e njohin dhe një pjesë e madhe e femrave ndiejnë simpati e adhurim. Gandy ka qenë shumë herë në faqet e para të revistave si Vogue e GQ ndërsa Telegraph ka shkruar me dhjetra artikuj mbi bukurinë dhe famën e modelit. Kohët e fundit ai është duke realizuar një fushatë të re për Next.
Ishte zhdukur prej një jave, aktorja gjendet e vdekur.
Pas misterit për zhdukjen e saj prej një jave, vjen zbulimi i trishtë. Aktorja Misty Upham, e cila ka interpretuar në një sërë filmash si “August: Osage County” dhe “Django Unchained”, u gjet e vdekur nga policia e Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i saj u gjet në rrjedhën e një lumi nga një i afërm i saj, i cili ishte përfshirë në kërkimet për gjetjen e gruas, e cila ishte zhdukur prej një jave. Aktorja ishte bipolare dhe vuante nga depresioni. Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së saj, ndërsa po hetohet për përcaktimin e tyre.