Naked City

Reklama erotike që ka shkaktuar mbi 500 aksidente në ditë.

Postuar në 17 Tetor, 2014 07:13

Një reklamë e cila tregon gjoksin e një gruaje është fajësuar për më shumë se 500 aksidente trafiku në një ditë.

Reklama masive është e vendosur në një kamion të madh i cili shëtit rreth e qark Rusisë duke treguar një gjoks të një femre e cila e prek atë me duar.

Gjersa kamioni bën rrugën e tij, shoferët e ndryshëm hutohen dhe në këtë mëyrë humbasin drejtimin e makinës duke shkaktuar kaos dhe trafik.
Janë raportuar një total prej 517 aksidente afër kësaj reklame.

Jessie J bën gjithçka për të dashurin.

Postuar në 17 Tetor, 2014 07:04

I janë hakuar fotografitë nudo. E ky skandal e ka nervozuar shumë këngëtaren Jessie J, e cila këtë gjest të ‘njerëzve të këqij’ siç i quan ajo është një gjë shumë e keqe. Jessie ka shpjeguar se përse mban fotografi të tilla dhe ka thënë se këto foto i mban që ta mbajë të dashurin e saj pranë vetes

Iggy Azalea si femra më seksi e javës.

Postuar në 17 Tetor, 2014 07:00

Reperja e njohur Iggy Azalea ka mbuluar kopertinën e revistës Maxim Australia si femra më seksi për këtë javë.

Por internacionalët janë ankuar duke thënë se Maxim ka përdorur një foto në vitit 2011 të këngëtares e cila e tregon atë në një kostum gold.

Dhe pse fotoja është mjaft provokuese dhe e tregon Iggyn seksi, ajo ka reaguar duke thënë se i bëhet qejfi që është zgjedhur si femra më seksi, por duhet ta pyesnin për përdorimin e fotos.

Brad Pitt tregon çdo detaj të pasioneve të përditshme.

Postuar në 16 Tetor, 2014 04:34

Brad Pitt është një nga të famshmit më të kërkuar dhe ka pozuar për revistën Details të muajit nëntor. Aktori ka zgjedhur që të pozojë në Kaliforninë jugore në mes të gjelbërimit. Brad shprehet se i pëlqen natyra pasi është rritur në vend të rrethuar nga bukuritë natyrore si liqeni, pyjet, lumenjtë etj. Ndërsa pasioni tjetër i tij është motorri të cilin e ka mësuar në Missouri në Springfield. Aktori është fitues i një çmimi Oscar dhe një Golden Globe dhe është i zënë me promovimin e filmit të fundit Fury.

Buzë të fryra. A ia vlen ky mundim!

Postuar në 16 Tetor, 2014 04:31

Të kesh buzë mishtore dhe sensuale është një ëndërr e të gjithave, por para se të vraponi tek metodat drastike është mirë që të mendoni nëse ja vlen ky mundim.
Mes fillerit, acidit hialuronik dhe ndërhyrje estetike, fryrja e buzëve është kthyer prej kohësh në maninë e yjeve, femrave të showbiz-it vendas, por edhe vajzave të zakonshme. Shpesh rezultatet janë aspak të mira, edhe pse ky trend ka gjetur terren dhjetë vitet e fundit masivisht.

Jessica Alba, femra që i ka të gjitha.

Postuar në 15 Tetor, 2014 17:29

Jessica Alba me të vërtetë i ka të gjitha të mirat, një karrierë të sukseshme si aktore, një biznes miliardë eurosh, bashkëshortin dhe dy vajzat.

Dhe të martën bukuroshja 33 vjeqare ka zbuluar edhe diqka të mirë tek ajo. Ajo ka treguar edhe njëherë se ka stil dhe shije për veshjet.

Ylli dukej mahnitëse me një ansambël dy pjesësh. Një bluzë të bardhë dhe një fustan të gjatë kur u bashkua në drekë me aktoren Rosairo Dawson.

Gjërat që nuk dini se ndikojnë aq shumë në jetën tuaj.

Postuar në 15 Tetor, 2014 13:50

Le ta fillojmë klasifikimin me news feed (transmetimi elektronik i lajmeve). A e dinit se humori juaj ndryshon sipas lajmeve që lexoni? Në fakt, sipas një eksperimenti të kryer gjatë një jave te mbi 700 mijë përdorues të “Facebook”, kjo gjë rezulton më se e vërtetë, sepse humori i tyre ndryshonte në bazë të lajmeve që ata lexonin. Për shembull, nëse përpara u dilte një lajm pozitiv, humori i tyre ishte pozitiv dhe e kundërta ndodhte kur ata lexonin lajme me përmbajtje negative.

Tregimi i një fakti në vetën e parë, ka një efekt me më shumë ndikim

Affleck vazhdon kryesimin në box-office.

Postuar në 15 Tetor, 2014 05:33

Filmi i Ben Affleck, “Gone Girl”, i ka mbijetuar kërcënimit nga “Dracula Untold” për të ruajtur kryesimin në box-office për të dytën javë radhazi.
Filmi, i bazuar në librin best-seller të Gillian Flynn, debutoi në pozitën e parë javën e kaluar dhe tash ka mbledhur edhe 26.8 milionë dollarë për të ruajtur kreun në top listën amerikane të filmave më të shikuar.

“Dracula Untold” ka debutuar në pozitën e dytë në listë me 23.4 milionë të fituar.

Blerim Destani: Fluturakja për Serbinë më e rëndë se aeroplanët e NATO's.

Postuar në 14 Tetor, 2014 18:26

Aktori shqiptar Blerim Destani mendon se Shqipëria e përjetoi më rëndë fluturaken me Shqipërinë etnike se bombardimet e NATO's 15 vjet më parë.
"Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve", ka shkruar Destani.

"Çmendet" këngëtarja, ja sa shpenzon për pamjen e jashtme.

Postuar në 14 Tetor, 2014 09:57

Shumë prej personazheve VIP janë të fiksuar për pamjen e tyre të jashtme. Shuma që ato i dedikojnë vetes është e konsiderueshme, duke nisur nga flokët, lëkura, thonjtë, etj.
Jessica Simpson shpenzon rreth 1 milion $ në vit për pamjen e saj të jashtme. Këngëtarja amerikane e cila është nënë e dy fëmijëve, shpenzon shumë për nxirje dhe për qerpikë fallco, sipas një burimi të revistës ‘Heat’.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City