Naked City

Nicki Minaj nuk i reziston ekspozimit të gjoksit në revistën GQ.

Postuar në 21 Tetor, 2014 02:50

Nicki Minaj ka pozuar në set fotografik për revistën GQ. Ndonëse shihet me make-up të lehtë në ngjyra të bronxta, këngëtarja nuk ka mundur t’i rezistojë shfaqjes së gjoksit të saj në numër plus me një kanatiere të dizenjuar në format e gjoksit. Nicki ka thënë se dëshiron që të shokojë sërish botën duke veshur dy funde të ngushta në ngjyrë të kuqe dhe blu, ndërsa në duar mban kafshë arushë. Nicki ka bërë përpjekje që të justifikojë klipin e saj bombastik “Anaconda” për të cilin thotë se ka dashur që të pasqyrojë atë që bëjnë vajzat .

Zi në botën e modës, vdes stilisti që veshi femrat e famshme.

Postuar në 21 Tetor, 2014 02:47

Bota e modës i thotë lamtumirë një prej ikonave të saj. Oscar de la Renta, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare. Stilisti ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2006, ndërsa lajmi për shuarjen e tij u komunikua nga familja. Ai lindi në Republikën Domenikane në vitin 1932 dhe u bë i famshëm qysh në vitet '60-të, pasi ishte stilisti që veshi Jackie Kennedy. Në vitet '80-të ai veshi edhe zonjën e parë Nancy Regan dhe në vijim Hillary Clinton dhe Laura Bush.

Transcendence, filmi më i ri i Johnny Depp.

Postuar në 20 Tetor, 2014 12:38

Filmi nis si narracion nga Max Waters (Paul Bettany) që flet për shkencëtarët Will dhe Evelyn Caster në kohën e shkuar. Nuk kalon shumë kohë dhe shohim këtë çift në kopshtin e tyre duke provuar të krijojnë një zonë të lirë nga ndërhyrjet e teknologjisë. Kjo vijon me fjalimet e tyre në lidhje me inteligjencën artificiale, për një botë humane të evoluar që shpien tek pyetja e njërit nga audienca nëse Will (Johnny Depp) dëshiron të krijoj zotin e tij.

A ndikon muzika në zhvillimin e inteligjencës sonë?!

Postuar në 20 Tetor, 2014 12:36

Ndërsa dëgjojmë muzikë të këndshme për veshin, efektiviteti i trurit mund të pësojë rritje. Shkencëtarët flasin për të ashtuquajturin “Efekti Mozart”. Ai haset jo vetëm në muzikën klasike, por madje edhe te heavy metal. Rëndësi ka që dëgjuesit t’i pëlqejë tingulli. Por a ka ndonjë lidhje organike mes muzikës e shkallës sonë të inteligjencës

E rrallë, Victoria Beckham fotografohet duke qeshur!

Postuar në 20 Tetor, 2014 12:35

Ajo është e njohur për shprehite serioze të fytyrës dhe që nuk qesh pothuajse kurrë përpara aparatëve.

Por kësaj here Victoria Beckham është parë duke qeshur teksa ka vizituar dyqanin e saj në Londër.
Ajo është treguar e dashur dhe e afrueshme me disa blerës që kishin ardhur në dyqanin e saj për të parë koleksionin e ri.

Ombrella e padukshme së shpejti në treg.

Postuar në 20 Tetor, 2014 04:14

Falë kompanisë kineze Air Umbrella, në tregun botëror së shpejti do të duhej të paraqitet një lloj i posaçëm ombrelle: ombrella ajrore high-tech e cila mbron nga shiu falë vrushkujve të ajrit.
Ombrella ajrore është zhvilluar nga kjo kompani në bashkëpunim me studentët pasdiplomikë të universitetit për aeronautikë dhe astronautikë në Nanjing, ndërsa prototipi i tyre është testuar me sukses në nëntor të vitit 2012, duke mbrojtur disa persona nga shiu.

Ministri i bukur pushton Twitter-in “Jam i lumtur që më bëjnë komplimeta”

Postuar në 19 Tetor, 2014 14:16

Ky është Ministri i Shëndetësisë në Suedi. Deri këtu nuk ka asgjë për tu çuditur po për faktin që ai është bërë i famshëm se është tepër simpatik.

29 vjeçari Gabriel Wikstrom është shumë i ndjekur në Twitter ku nga të gjithë quhet “Handsome Minister”.
Pasi ka qënë në një vizitë në Turqi ka bërë një status përshëndetës, por është çuditur kur ky twitt është kthyer më shumë se 8500 herë.
“Nuk e kam problem që njerëzit tërhiqen nga pamja ime më shumë se gjërat e tjera, e marr si kompliment”-ka thënë ministri.

Çfarë fshehin më së shumti meshkujt nga gratë.

Postuar në 19 Tetor, 2014 11:12

Ashtu siç edhe femrat që i fshehin disa sekrete të vogla, ekzistojnë po ashtu edhe disa gjëra që meshkujt i fshehin nga femrat.
Ata nuk janë aq të talentuar në të shprehur dhe pikërisht për këtë ata nuk kanë dëshirë t’i diskutojnë disa çështje të ndjeshme. Ja disa nga gjërat më të zakonshme që meshkujt i fshehin nga gratë.

Rita Ora shfaqet super seksi.

Postuar në 19 Tetor, 2014 11:10

E ftuar në BBC Radio 1 Awards, në Wembley Arena, Rita ka shkëlqyer me elegancën e saj.

E veshur me një fustan shumëngjyrësh, i hapur në shpinë dhe në pjesën e gjoksit, Rita ka mundur të ekspozojë pjesët më të bukura të trupit të saj.

23 vjeçarja me origjinë nga Kosova është bërë tashmë një pjesë e rëndësishme e showbizz-it botëror jo vetëm për shkak të këngëve të saj, por edhe historive rozë dhe shfaqjeve të saj gjithmonë edhe më shpërthyese në skenë, dhe jashtë saj.

Sekreti i syzeve të Bono Vox.

Postuar në 19 Tetor, 2014 04:09

Prej 20 vitesh syzet e diellit janë shndërruar në pjesë e pashkëputur e pamjes së tij, por vetëm së fundmi, Bono Vox, këngëtari i bandës irlandeze të muzikës rock, U2 rrëfen të vërtetën e tyre.

Në një emision britanik të Graham Norton, Bono tha se duhet të mbajë syzet për t’u mbrojtur nga drita.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City