Naked City

Burri 100 vjeçar vdes një ditë pasi gruaja ndërron jetë.

Postuar në 22 Tetor, 2014 10:05

Një burrë i dashur dhe një hero i luftës së dytë i cili humbi gruan e 73 viteve, ka vdekur një ditë më vonë duke i lënë asaj porosi “më telefono në shtëpi”.

Helen Auer 94 vjeçe ishte ulur mbi një karrige kur ndërroi jetë. Ndërsa burri i saj Joe 100 vjeç u fut në dhomë dhe pasi e ka parë atë të vdekur e ka puthur dhe i ka thënë “Helen, call me home”.

Çifti ishte martuar që në vitin 1941 dhe siç duket nuk janë ndarë as nga vdekja e cila i ka mbajtur larg vetë, 28 orë.

Familjarët kanë thënë se Joe ka vdekur i mbushur me gëzim dhe paqe.

Kjo është fushata e Qeverisë australiane që po shokon planetin.

Postuar në 22 Tetor, 2014 10:03

Një reklamë e proklamuar nga qeveria e re kontroverse e Australisë, e cila është shtypur në 17 gjuhë të botës, thotë: “Në asnjë mënyrë. Australia nuk mund të jetë shtëpia juaj”.
Gjuha “jo e mprehtë” dhe imazhi ogurzi - pjesë e programit Operacional për Kufij Sovran në Australi - u bënë afishe që patën ndjesi globale në internet.

Duke dashur që të tregojnë se nuk ia vlen të rrezikoni të shkoni si emigrant në Australi, në afishe paraqitet një varkë të vogël duke u përballur me valët kërcënuese të detit, transmeton Telegrafi.

Nuk i dha devesë koka kola, kafsha vret burrin.

Postuar në 22 Tetor, 2014 03:57

Një burrë në Meksikë ka gjetur vdekjen, pasi nuk i kishte dhënë kafshës së tij, një deve femër, pijen e saj të përditshme. Bëhet fjalë për një pije që jemi mësuar zakonisht ne, qeniet njerëzore ta konsumojmë dhe jo kafshët, për koka kolën. Burri u identifikua si pronari i një parku në Tulum. Sipas hetimeve të policisë, burri 60 vjeçar, Richard Mileski, nga Chicgo, Ilinois, ndërroi jetë pasi u godit nga kafsha. Është dashur ndërhyrja e forcave të ndihmës së shpejtë për të ngritur devenë nga trupi i burrit, i cili, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk mundi të mbijetojë.

Orinda Huta siç nuk e keni parë ndonjëherë.

Postuar në 22 Tetor, 2014 03:55

E kemi parë shumë seksi dhe ekstravagante në videoklipin e saj të verës “Te amo”, teksa qëndronte përkrah “spanjollit” të saj.
Por Orinda Huta ka menduar të ndryshojë stil duke u shfaqur në versionin retro përpara fotografes Edvina Meta.
Bukuroshja bjonde ka treguar pak nga ky projekt teksa ka publikuar në Instagram disa foto të përpunuara.

10 femrat më tërheqëse të ekranit botëror.

Postuar në 22 Tetor, 2014 03:50

Me siguri keni krijuar preferencat tuaja për femrat me të bukura dhe më tërheqëse të Hollivudit. Por ne po ju sjellim një listë të 10 aktoreve që janë cilësuar si femrat më tërheqëse të ekranit dhe më të suksesshme në karrirerën e tyre.

Mes fotove do të shihni Megan Fox, Scarlett Johansson, Jennifer Lopez, Jessica Alba, Mila Kunis, Cameron Diaz dhe shumë të tjera.

A janë çiftet aq të lumtura sa shfaqen në Facebook?

Postuar në 21 Tetor, 2014 14:19

E pra, çiftet e lumtura që vazhdimisht postojnë në Facebook nuk janë dhe aq të lumtur sa duket. Kot nuk thonë, pamja të gënjen!

Gjithkush ka një mik që vazhdimisht poston, "Unë jam personi më me fat në të gjithë botën
Ky përfundim nxirret nga një studim i ri i publikuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale në SHBA. Studimi gjeti një korrelacion pozitiv midis ankthit të marrëdhënies dhe tendencës për të mbushur faqen e Facebook-ut të të gjithëve me fotot të titulluar me hashtag-un - #bekuar me partnerët e tyre.

"Kurrë nuk do e zbuloj gjoksin e zvogëluar"

Postuar në 21 Tetor, 2014 13:55

Ajo ka reduktuar gjinjtë e saj nga 32 GG në 32EE pasi prentendonte se ndihej e pasigurt me asetet e saj të shumta.

Tani gjashtë javë pas operacionit, Casey Batchelor nuk duket e lumtur me rezultatet dhe nuk ka dashur të shfaq gjinjët më të vegjël nga dhoma e gjumit të saj.

Modelja zeshkane e cila ka arritur famën falë gjinjëve të saj të bollshëm, po shpreson që njeriu i fundit që do të shoh gjoksin e saj do të jetë kirurgu.

Prapaskenat e puthjes "Madonna dhe Britney"

Postuar në 21 Tetor, 2014 13:52

Ne të gjithë e mbajmë mend se ku ishim, ditën që u bëmë dëshmitarë të puthjes që tronditi botën. Ishte spektakli i “MTV Video Music Awards” i vitit 2003, kur mbretëresha e popit Madonna puthi dy këngëtaret Britney Spears dhe Christina Aguilera.

Për herë të parë pas 11 vjetësh, menaxheri i këngëtares Spears, Larry Rudolph tregon të pathënat e asaj puthjeje. Sipas Rudolph, Madonna ishte ajo që e inskenoi dhe krijoi këtë provokim origjinal.

10 fobitë më të përhapura.

Postuar në 21 Tetor, 2014 13:47

Shpesh origjina e tyre nuk mund të shpjegohet dhe sipas disa studimeve, shumë prej nesh vuajnë nga një fobi (frikë) të paktën një herë në jetën e tyre.

Fobitë jo të gjitha janë klasike, nga ato që dëgjojmë më shpesh si klaustrofobia (frikë nga hapësirat e mbyllura) apo agorafobia (frikë nga mjedisi i hapur, bosh).

Yahoo ka shpërndarë një listë me 10 fobitë më të kërkuara nga përdoruesit e motorit të saj të kërkimit në muajt e fundit dhe rezultatet flasin për kureshtje edhe për shumë fobi shumë më të rralla.

Arsyet e vërteta se përse femrat tradhtojnë partnerët e tyre.

Postuar në 21 Tetor, 2014 02:52

Më shpesh dëgjojmë të flitet për tradhtinë e meshkujve sesa për atë të femrave, kur në të vërtetë këto të fundit tradhtojnë më rëndë, duke qenë se drejt kësaj gjeje të ndaluar shkojnë si me mendje ashtu edhe me zemër

Nëse meshkujt kërkojnë ngushëllim në krahët e një tjetre, për arsye thjesht egoiste, femrat ia lejojnë vetes luksin e tradhtisë kur ato janë të lodhura nga marrëdhënia aktuale ose kur janë të dashuruara. Por, kur shpërthen dëshira e pashpjegueshme? Cilat janë arsyet që shpjegojnë transformimin e ëndrrës së ndaluar në realitet? Ja tetë më të rëndësishmet…

Pages

Subscribe to RSS - Naked City