Naked City
Përdhunues apo jo? Barack Obama jep përgjigjen për komedianin Bill Cosby!
Kur Presidenti i Amerikës Barack Obama u pyet së fundmi se cfarë mendonte rreth Bill Cosby, pra a mund të quhet përdhunues apo jo, ai u përgjigj me shumë kujdes, duke thënë:’Kur ti i jep një gruaje apo një mashkulli, drogë dhe më pas kryen marrëdhënie pa qenë personi tjetër i ndërgjegjshëm ky quhet përdhunim.’
‘Dhe mendoj që ky vend, dhe asnjë vend tjetër i civilizuar nuk duhet të tolerojë përdhunimin’ shtoi ai./E.B
GREQI: Protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe i vënë flakën vendit përreth (FOTO TË MOMENTIT)
Situata në Greqi vazhdon që të jetë shumë e rëndë, teksa protestuesit kanë rrethuar Parlamentin dhe i kanë vënë flakën vendit përreth. Përballë sulmeve të tyre aggressive ka qëndruar policia, por mësohet se ata mbanin me vete benzinë për të shtuar flakën./E.B
Nick Cave: Ndahet nga jeta në mënyrë të tmerrshme djali i tij adoleshent. (FOTO)
Është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike djali adoleshent i artistit Nick Cave.
I ndjeri Arthur që ishte vetëm 15-vjec, ditën e martë ra nga një shkëmb në Brighton e për pasojë pati plagë të rënda në trup. Kalimtarët rastësorë janë alarmuar sapo e kanë parë, dhe menjëherë telefonuan urgjencën por Arthur, ndonëse u transportua në spital me helikopter nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda./E.B
Reagimi i William Levy pasi i quajnë fëmijët BASTARDË.
William Levy ka shkruar nje status të gjatë ne Twitter ku i kundërpërgjigjet gazetares Shanik Berman pasi lexoi artikullin e saj të fundit. Aty Shanik etiketon në formë të shëmtuar fëmijet e aktorit duke i quajtur Bastardë.
Dhe ky është reagimi i William:
Angelique Boyer-Sebastian Rulli: 5 fakte që nuk dini për dy zogjtë e dashuruar (FOTO)
Janë dy aktorët më të famshëm meksikanë të cilët kanë bashkëpunuar për realizimin e telenovelës Teresa dhe Pasion i rrembyer që u transmetua pak më parë dhe ne Shqipëri. Ajo që ju mbase nuk dini është se Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli kanë rreth 9 muaj në krahët e njeri-tjetrit. Keto janë 5 fakte rreth tyre:
1.Ata po jetojnë një histori të vërtetë dashurie gje që askush nuk e priste.
2.Që në fillim pranuan se e donin shumë njeri-tjetrin.
3.Ish e dashura e Sebastian Rullit nuk donte që ai të punonte me Angelique Boyer.