Në Vëmendje
Qarkore e Prokurorisë, kultivimi i kanabisit i shtrirë në të gjithë vendin
Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar prokurorive në rrethe një qarkore, sa i përket fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike që sipas saj është shtrirë në të gjithë vendin dhe se kohëve të fundit kultivuesit po e mbjellin atë edhe në ambiente të mbyllura si tunele, magazina dhe ndërtesa të vjetra. Në këtë qarkore thuhet se për kultivimin e tyre në këto ambiente po përdoret energjia elektrike ndërkohë që fenomeni është i përhapur edhe në toka pa pronarë, kryesisht në zona të thella.
40 të helmuar nga ushqimi në restorantin "Artigano" në ish-bllok. Mbyllet lokali, klientët u diagnostikuan me salmonelë
18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve. Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë.
Gjurmë gishtash mbi pajisjen përgjuese të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm
Mbi aparatin përgjues të gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(pjesë të tij), janë gjetur gjurmë gishtash të cilat ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin. “Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se, pajisja e gjetur është një përçues analog i përgjimeve ambientale. Pjesa tjetër e pajisjes, ajo që kryen regjistrimin, nuk është gjendur ende dhe hetuesit thonë se do të jetë mjaft e vështirë që të identifikohet vendndodhja e saj.
Fullani fiton 12 paga me vendim gjykate, dëmshpërblim rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do marrë 12 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Vendimi u dha këtë të enjte nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, duke i rrëzuar të gjitha kërkesat e tjera që Fullani përmes avokatëve kishte bërë në gjykatë. Rroga vjetore e Fullanit llogaritet në 114 320 dollarë, me një pagë mujore 9 milionë lekë në muaj. Me vendimin e Gjykatës Administrative Fullani do të përfitojë rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë. Fullani kërkonte shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit.
Arrestohet drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër. Të sëmurët mendorë dhunoheshin sistematikisht, tre femra kanë abortuar
Një ditë pasi emisioni investigativ “STOP” në Televizionin Klan u publikoi pamjet shokuese të trajtimit çnjerëzor të personave me aftësi të kufizuara në qendrën e zhvillimit social të Shkodërs ka reaguar prokruroria. Me urdhër të organit të akuzës janë arrestuar drejtoresha e kësaj qendre Juliana Cepi, si edhe infermierja Aida Ymeraj. Prokuroria e Shkodrës thotë se ka hetuar për më shumë se dy javë në këtë qendër ku ka zbuluar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.
A po fluturonte helikopteri EC145 sipas planit? Prokuroria nuk e merr të mirëqenë versionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes
Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan zyrtarisht se helikopteri EC145 që u rrëzua më 6 prill 2016 ishte në fluturim stërvitor sipas planit të parashikuar. Por Prokuroria që po ndjek hetimet për këtë çështje nuk e beson këtë version, deri sa ai të konfirmohet nga dida burime. Për këtë qëllim është kërkuar dëshmia e drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula. “Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil.
“Janë dëshmorë, pavarësisht shkakut të rrëzimit të helikopterit”
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë këtë të hënë në emisionin “Top-Story”. Në faqen online të këtij të fundit, intervista e saj, është edituar me një tekst minimalist, që si lajm ka patur çështjen e rrëzimit të helikopterit EC145 në Grizhë të Shkodrës më 6 prill të këtij viti. Ministrja nuk zhgnënjen kur deklaroi se: “Nëse ata kanë vdekur për shkak të një defekti teknik apo për faj të tyre, kjo i përket çështjes hetimore, por nuk i bën ata më pak heronj, ata ishin atje në krye të detyrës”. Ky lloj qëndrimi është lajm edhe për Top-Channel që nga e gjithë intervista e ka veçuar atë.
Elvis Rroshi tha se u dënua për sherr masiv, por PD zbardh vendimin e përdhunimit në grup (Dokumenti)
Pak orë pasi Elvis Roshi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Kavajës, duke sqaruar se ishte dënuar në Itali kur ishte minoren për një sherr masiv, Partia Demokratike ka zbardhur vendimin e Gjykatës italiane, ku sipas saj Elvis Roshi është dënuar për përdhunim në grup.
Arvanitët mbajnë Takimin e 2-të. Kryepeshkopi Jeronimus: Jeni të rëndësishëm për historinë e Greqisë, prodhoni antitrupa që ruajnë traditën (Foto)
Identiteti dhe përkatësia etnike e arvanitëve të Greqisë ka qenë gjithmonë një çështje e hapur debati në qarqet akademike dhe më pak ato politike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Prej 2014 ata organizojnë Takimin e Arvanitëve, një aktivitet që sivjet mori vëmendjen edhe të Kishës Greke.
Prishen barrierat në rrugën e Kombit. Banorët: Nuk kemi ku kalojmë
Ministria e Transporteve shpenzoi para një javë më parë për të rritur sigurinë në Rrugën e Kombit, por këto para shkuar dëm. Tv Klan raporton se janë banorët ata që kanë hequr blloqet e betonit të vendosura në segmentin Kukës – Morinë, pasi sipas tyre “nuk është lënë kalim”. “Banorët e Shtiqnit, Rexhepajt dhe Kodër Lumës i kanë hequr, pasi kalimi përmes i autostradës është e vetmja mundësi e tyre. Thonë se bllokimi ishte sa për sy e faqe dhe i paplanifikuar, pasi atyre nuk u është lënë asnjë mundësi kalimi.