Fullani fiton 12 paga me vendim gjykate, dëmshpërblim rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë
Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do marrë 12 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Vendimi u dha këtë të enjte nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, duke i rrëzuar të gjitha kërkesat e tjera që Fullani përmes avokatëve kishte bërë në gjykatë. Rroga vjetore e Fullanit llogaritet në 114 320 dollarë, me një pagë mujore 9 milionë lekë në muaj. Me vendimin e Gjykatës Administrative Fullani do të përfitojë rreth 110 mijë dollarë të thata në dorë. Fullani kërkonte shfuqizim të vendimit që e “zhveshi” nga detyra e Guvernatorit. Ai kërkoi të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH. Gjykata i dha të drejtë për dënshpërblimin, por jo për rikthimin në detyrë.
Add new comment