Elvis Rroshi tha se u dënua për sherr masiv, por PD zbardh vendimin e përdhunimit në grup (Dokumenti)

Postuar në 31 Maj, 2016 18:36

Pak orë pasi Elvis Roshi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Kavajës, duke sqaruar se ishte dënuar në Itali kur ishte minoren për një sherr masiv, Partia Demokratike ka zbardhur vendimin e Gjykatës italiane, ku sipas saj Elvis Roshi është dënuar për përdhunim në grup.

“Elvis Ervin Rroshi dha doreheqjen i detyruar nga ligji i dekriminalizimit.Gjykata italiane e ka denuar me burgim sipas nenit 519 te Kodit Penal per perdhunim. Fshehja e ketij denimi ne formularin e vetedeklarimit perben veper penale me vete sipas nenit 190 te Kodit Penal.Kush denohet sot per perdhunim, ndalohet per jete qe te mbaje funksione publike. Kurdo qe te jesh denuar ne te shkuaren per perdhunim, ndalohesh per jete per te mbajtur funksione publike. Rama te prese se nuk ka pare ende asgje! Shpejt do te dale ne shesh nje denim ne Zvicer per trafik droge. Radhen per doreheqje e kane te tjere. Turp, turp!”-shkruan në një postim deputeti Oerd Bylykbashi. https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi?fref=ts.

Në dëshminë e penalitetit të lëshuar nga Ministria italiane e Drejtësisë sqarohet se Roshi ka qenë i dënuar nga gjykata  e Campo Bassos për minorenët, për dy krime të kryera më 18 korrik të vitit 1992, kur ai ishte në moshën 16 vjeçare. E para është përdhunim në grup, sipas nenit 519 të Kodit Penal italian dhe e dyta, dhunë në grup, sipas nenit 581. Më 15 dhjetor të vitit 1994, dënimi me 1 vit e 4 muaj burg është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit për minorenët, po në Campo Basso. Duke konsideruar faktin se në momentin e krimit Rroshi ka qenë minoren, gjykata i lë mundësinë për dënim me kusht, sipas nenit 163 të Kodit Penal italian, në të cilin thuhet se kushtin e përfitojnë ata persona që janë nën moshën 18 vjec në rastet kur dënimi është jo më shumë se 3 vjet burg.

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Na ka marre ne ai shume seriozisht. Me hynerin e fundit per berjen me pagese te rrugeve te shtruara, me fonde publike dhe per te cilat do te vazhdojme te paguajme edhe taksen e qarkullimit; e rropi kete popull. Kaqseriozisht na ka marre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.