Në Vëmendje

Prishja e shtëpive në Dhërmi, çështja drejt Gjykatës Europiane të të Drejtave

Postuar në 28 Korrik, 2017 23:20

Katër shoqata të komunitetit himarjot kanë reaguar dje për prishjen e dy shtëpive në Dhërmi duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin. Përmes një deklarate të posaçme, shoqatat njoftojnë se do të përgatisin ankimim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

Polemika e Xhufit për Qendrën e Studimeve Albanologjike, këshilltari Mehmeti njofton padi në gjykatë

Postuar në 28 Korrik, 2017 22:00

Një ditë pasi studiuesi Pëllumb Xhufi publikoi shkrimin për ndërhyrjet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, i cili mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2017/07/27/mbi-ndërhyrjet-e-fundit-ndaj-qendrës-së-studimeve-albanologjike, këshilltari i ministres Mirela Karabina, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar duke paralajmëruar përballjen në gjykatë.

Raportimi i një të ashtuquajturi televizion kombëtar

Postuar në 27 Korrik, 2017 15:44

Lexoni se si raporton televizioni kombëtar Top-Channel situatën që po zhvillohet për çmimin e ujit në Tiranë. Dje përpara se të miratohej çmimi i ri:

Peticion online kundër praktikave shkatërruese të peshkimit

Postuar në 26 Korrik, 2017 23:48

Drejtori që po ngatërron miletin me "interpretimet" origjinale të ligjit

Postuar në 26 Korrik, 2017 09:38

Nëse ka një drejtor administrate që më shumë se të sqarojë njerëzit, i ngatërron ky është Bledar Doracaj, freshisti që drejton Zyrën e Gjendjes Civile. Në një intervistë për gazetën “Panorama” zotëria në fjalë thotë se:

Manipulime elektorale edhe përballë Eduard Selamit?

Postuar në 24 Korrik, 2017 17:53

Këto janë disa materiale video përmes të cilave kundërshtarë të Lulzim Bashës pretendojnë se provojnë parregullsitë e procesit zgjedhor n% PD.

Votimet ne Vlore per kryetarin e PD by news-al

Skafisti nga Fieri, autor i dyshuar i ngjarjes në tre ishujt e Ksamilit

Postuar në 22 Korrik, 2017 17:32

Vdekja tragjike e 15 vjeçares ruse Ksenia Riok në bregdetin e Ksamilit ka si autor të dyshuar Ermal Fatajn. I riu ofronte guida me skafin e tij perreth tre zonës së tre ishujve, siç duket edhe në këtë foto të postuar nga vetë ai në rrjetet sociale. Pas ngjarjes 31 vjeçari u përpoq të fshehë mjetin lundrues, çka e bëri policinë të dyshojë se është pikërisht ai personi që aksidentoi për vdekje adoleshenten ruse.

Rritja e çmimit të ujit dhe ajo që sot e quan veten Opozitë

Postuar në 22 Korrik, 2017 14:37

Sot u bënë të njohura disa të dhëna dokumentare që provojnë se rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë ka hyrë në procedura zyrtare në Bashkinë e Tiranës.

http://www.respublica.al/2017/07/22/veliaj-rrit-edhe-%C3%A7mimin-e-ujit-...

Rikthehen arrestimet për energjinë, OSHEE zbarkon në Tropojë e Kukës

Postuar në 22 Korrik, 2017 11:24

Me mbylljen e zgjedhjeve të 25 qershorit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rinisur një operacion verifikimi në terren të abontentëve debitorë dhe lidhjeve të paligjshme të energjisë. Kukësi dhe Tropja në 85% të familjeve janë pa energji pasi sipas OSHEE rezultuan debitorë.  

“Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike”-deklaron OSHEE në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, a po u fshihet policia përgjegjësive?

Postuar në 21 Korrik, 2017 21:25

Policia e Vlorës përcolli më 21 korrik një njoftim mbi vdekjen e një turisteje ruse në plazhin e tre ishujve të Ksamilit.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje