Raportimi i një të ashtuquajturi televizion kombëtar

Postuar në 27 Korrik, 2017 15:44

Lexoni se si raporton televizioni kombëtar Top-Channel situatën që po zhvillohet për çmimin e ujit në Tiranë. Dje përpara se të miratohej çmimi i ri:

Konsumatorët e ujit të pijshëm në Tiranë paguajnë aktualisht 45 lekë për metër kub ujë. Por kjo vetëm për shërbimin që u ofrohet nga ujësjellës kanalizimet. Pasi shpenzimet e një familje për ujë përllogariten të jenë rreth 4 148 lekë në muaj…Sipas përllogaritjeve të bëra, një familje me 4 anëtarë konsumon në muaj 12 metër kub ujë. Çmimi aktual është 45 lekë dhe kostoja mujore është 540 lekë. Por për t’u furnizuar një familje me ujë ka kosto të tjera, që sipas përllogaritjeve, rrisin shpenzimet  familje për ujë. Një familje paguan për pompën e ujit 10 mijë lekë të reja plus mirëmbajtjen, vendosjen e depozitës së ujit, harxhon energji elektrike sa herë vendoset pompa e ujit. Nga ana tjetër, blen ujë me shishe për të pirë dhe për gatim.  Ndërkohë, me propozimin e Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit me 20 lekë pretendohet se ndonëse do të rritet çmimi ujit shpenzimet mujore do të ulen nga 4148 lekë në 936 lekë. Pra, katër herë më pak, pasi do të ketë ujë 24 orë në rubinetin e çezmës nuk do te duhet depozite dhe  shpenzime të tjera.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=360391

Pompa blihet vetëm njëherë, çmimi për njësi energji elektrike sa herë takohet pompa është minimal përderisa furnizimi me ujë është me orar të kufizuar. Dhe shikoni sa na u ulka shpenzimi mujor për rritjen e çmimit nga 4148 lekë në 936 lekë. Le t’i referohemi faturës tip që publikon UKT:

Nëse zëvendësojmë vlerën 45 lekë me 65 lekë marrim si vlerë finale në faturë: 32 56 nga 2 810 që është në shembullin në fjalë. Dhe kjo shifër do të paguhet për të paktën 5 vjet bashkë me ta ashtuquajturat kosto shtesë që rendit televizioni në fjalë, por të cilat nuk qëndrojnë në realitet, derisa të vijë uji 24 orë.

Pra për të mbrojtur Erjon Veliajn, televizioni kombëtar në fjalë, nuk merr mundimin as të bëjë një argumentim kosto - përfitim, por thjesht gënjen dhe merr për budallenj të gjithë qytetarët. Arsyeja? E thjeshtë fare për t’u kuptuar.

Shikoni raportimin e sotshëm:

Një ditë pas miratimit të planit të investimeve në këshillin bashkiak qytetarët të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit i kanë kërkuar shpjegime drejtorit të UKT-së.

“Përse ju nuk merrni borxhe dhe e shlyeni më pas me fitimet që nxirrni?”, thotë një banor.

“Nuk mund të marrim borxhe sepse ka limite pasi qeveria është kushtëzuar nga FMN dhe  sërish do të kemi një interes të lartë”, është përgjigjur Evis Gjebrea.

“Nuk është vërtetë ju jeni sha, jeni biznes”, shprehet një tjetër.

“Po e vërtetë por ne kur erdhëm gjetëm dy kredi dhe vazhdoj dhe paguaj dhe asnjë banke nuk më jep mua më kredi”, tha Redi Molla, drejtori i UKT-së”.

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=360457&fundit

Pra Redi dhe Evisi janë këtu Bibla dhe Kurani i diskutimit për çmimin. Asnjë pyetje nuk ka, thjesht raportim të kësaj “dëgjese” shokësh që duket se kanë folur në taracën e bashkisë. Sigurisht që të bësh një ligj për censurë komentesh është e lehtë, pasi i gjen kriteret e klasifikimit, por  si t’ia bësh për një ligj që të ndaloj përhapjen dhe propagandimin e këtij niveli që shitet për gazetari, pa folur këtu për daljen hapur në një debat të cilin as vetë protagonisti Erjon Veliaj nuk po di ta përfaqësojë mirë. 

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Nuk e kuptoj pse justifikohen me borxhet që akoma po shlyejn? Detyra juaj është ti vini qytetatit në ndihmë dhe jo huadhënësve. Kudo bota funksionon me këto lloj borxhesh por nuk shtrëngojnë lakun në fyt qytetarëve. Italia ka fatura uji që paguhen 1 herë në 3 muaj edhe Belgjika gjithashtu ku me përllogaritje, një qytetar evropian paguan mesatarisht 15 euro ujë në muaj, djke marrë parasysh pagat mujore që një evropian merr çdo muaj ky çmim është mëse i mjaftueshëm. Mund të më thoni si mund të mbijetoj një invalid apo pensionist me 16.000 lëkë në muaj?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.