Në Vëmendje

80 piramidat që ndajnë Shqipërinë dhe Greqinë

Postuar në 13 Korrik, 2018 19:42

Turbulloi shumë gazetarë dhe politikanë në Greqi deklarata e kryeministrit grek Aleksis Tsipras për Piramidat kufitare me Shqipërinë si një ndër pikat e çështjeve të pazgjidhura të kufirit.
Shumë nga gazetarët dhe analistët politikë filluar të pyesin dhe të kërkojnë në internet "çjanë këto piramida në kufi me Shqipërinë"? Kjo detyroi qeverinë të sqarojë se kjo çështje kishte të bënte me me mirëmbajtjen e piramidave kufitare me Shqipërinë.

Maqedonia merr ftesën për anëtarësim në NATO

Postuar në 11 Korrik, 2018 22:39

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s theksuan në deklaratën e Samitit të Brukselit, vendimin e tyre për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedonië, duke vënë në dukje se zbatimi i të gjitha procedurave të brendshme për çështjen e emrit është një parakusht për përfundimin me sukses të procesit të pranimit.

Greqia dëbon diplomatët rusë

Postuar në 11 Korrik, 2018 10:19

Qeveria greke ka kërkuar dëbimim e dy diplomatëve rusë për shkak të implikimit të tyre në çështje spiunazhi dhe ndërhyrje në punët e brendshme.  Burime qeveritare i thanë gazetës “Kathimerini” se diplomatët rusë kanë kryer veprime të paligjshme kundër sigurisë kombëtare, duke u përpjekur të marrin informacion përmes dhënies së rryshfetit zyrtarëve publikë.

Video/Protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike

Postuar në 10 Korrik, 2018 19:30

Anëtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali

Postuar në 10 Korrik, 2018 11:25

Admir Thanza, anëtar i Gjykates së Lartë rrezikon të mos e kalojë vettingun. Ai nuk justifikon pasurinë e tij dhe për më tepër rezulton të ketë qenë i dënuar në Itali për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Nga gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Thanza është dënuar në vitin 1999 me 40 ditë burg nga autoritetet italiane, dënim që më pas i është pezulluar.

Këtë vendim ai e ka fshehur, ndërsa rezulton me probleme edhe me pastërtinë e figurës pasi ka patur kontakte me njerëz me precedentë penalë.

Shpresa e fundit e artistëve për të mos dekretuar pazarin "Rama-Fusha"

Postuar në 09 Korrik, 2018 20:29

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku i kërkon  të mos dekretojë ligjin e miratuar të enjten e shkuar nga mazhoranca për Teatrin Kombëtar.

Artistët argumentojnë se ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca shkel me të dyja këmbët Kushtetutën. 

 

Letra e plotë:

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Thellohet denoncimi për kompaninë që propozoi shembjen e Teatrit

Postuar në 08 Korrik, 2018 12:50

Thellohet më tej denoncimi i Partisë Demokratike për kompaninë Fusha sh.p.k që ka propozuar shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen në atë zonë të 6 kullave. Deputeti Ervin Salianji tha sot se kompania Fusha është subjekt i ligjit antimafia dhe subjekt që mund të pastrojë paratë e pista të drogës dhe trafiqeve.

PD: Kompania e prishjes së Teatrit Kombëtar përfitoi 80 milionë € tendera në katër vjet

Postuar në 07 Korrik, 2018 14:26

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po përdor kompaninë “Fusha” për të pastruar para. Sipas deputetes Albana Vokshi, kompania në fjalë ka fituar nga qeveria shqiptare dhjetëra tendera, përfshirë sheshin “Skënderbej”, rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme, punimet në Vlorë e së fundmi ajo po merr edhe projektin e ndërtimit të 6 kullave në zonën e Teatrit Kombëtar. 

Debati me Ramën që largoi Majkon nga salla (Video)

Postuar në 05 Korrik, 2018 23:45

Votimi në bllok për projektligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar u parapri nga një incident mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Diasporës Pandeli Majko. 

Ky i fundit siç tregojnë edhe pamjet pati një debat verbal në distancë me kryeministrin dhe më pas u largua nga salla.  

Majko nuk mori pjesë në votimin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, diçka që mesa duket nuk i ka pëlqyer kryeministrit me të cilin mësohet se ka patur kundërshti edhe para seancës.

Parlamenti miratoi shembjen e Teatrit dhe ngritjen e Kullave

Postuar në 05 Korrik, 2018 21:52

Shumica zbatoi urdhërin politik të kryeministrit për të miratuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e 6 Kullave. Mazhoranca socialiste hyri në një kurs refuzimi të çdo zëri që i kërkoi të tërhiqet nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Shumica nuk tregoi asnjë shenjë reflektimi përballë qendresës së një grupi aktorësh dhe regjisorësh, të cilët nuk u pajtuan me ofertën e Erion Veliajt për të hyrë në negociata me kompaninë Fusha.sh.p.k.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje