Maqedonia merr ftesën për anëtarësim në NATO

Postuar në 11 Korrik, 2018 22:39

Krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s theksuan në deklaratën e Samitit të Brukselit, vendimin e tyre për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedonië, duke vënë në dukje se zbatimi i të gjitha procedurave të brendshme për çështjen e emrit është një parakusht për përfundimin me sukses të procesit të pranimit.

"Kemi vendosur që NATO të shtyjë ftesën për Maqedoninë për t'u bashkuar me Aleancën sapo të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit në përputhje me Kombet e Bashkuara.
Ne mirëpresim marrëveshjen historike midis Athinës dhe Shkupit për të zgjidhur emrin. Në përputhje me politikën tonë, ne kemi vendosur të ftojmë qeverinë e Shkupit që të fillojë bisedimet e pranimit për t'u bashkuar me Aleancën tonë"- theksohet në deklaratën e Samitit të Beukselit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.