Ekonomi
Raporti i Bankës së Shqipërisë: Ekonomia, nën potencialet e saj
Reagimi i ekonomisë shqiptare ndaj politikës monetare stimuluese është jo i plotë, thotë në raportin e tij “Tv Scan”. Ai është i ndikuar nga hezitimi për ndërmarrjen e rrezikut si nga biznesi ashtu dhe nga sistemi financiar. Ky është një nga konkluzionet e Bankës së Shqipërisë në prezantimin e raportit të politikës monetare për tremujorin e dytë. Sipas këtij raporti, ndonëse aktiviteti ekonomik vijon të përmirësohet, kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të nxitur një rritje ekonomike pranë nivelit potencial.
Me pushime në Shqipëri. Italianët, turizëm drejt “bregut tjetër”
Italianët mësyjnë në Shqipëri. Vijnë si turistë dhe drejtohen edhe në Kroaci, apo Mal të Zi. “Il Sole 24 ore” raporton se vetëm në fundjavë në portin e Barit kanë kaluar 61 mijë njerëz dhe 14 mijë automjete, prej të cilët 66% kanë si destinacion Shqipërinë. “Numri i rritur konfirmon një prirje në rritje të lëvizjes së trageteve krahasuar me vitin 2014”, shkruan Vincenzo Rutigliano. Shifrat janë në rritje edhe krahasuar me korrikun, duke e vënë Shqipërinë ndër destinacionet turistike me fluks të qëndrueshëm.
Informaliteti? Në treg shiten edhe kasa fiskale pa autorizim
Qeveria i ka hapur luftë evazionit dhe informalitetit, një nismë e cila vihet sot para një shembulli paradoksal. “Vizion Plus” raporton se një nga kompanitë që operon në treg për shitjen e kasave fiskale, në të vërtetë vepron vetë në informalitet. “Bëhet fjalë për firmën “CKV – Noki Albania”, e cila nuk ka autorizim nga Ministria e Financave për të shitur këto pajisje, të cilat presupozohet të lëshojnë kuponin tatimor me qëllim që luftohet evazioni. Por pavarësisht kësaj, firma vepron në liri të plotë.
Çfarë buke konsumojmë?
Para disa ditësh Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore deklaroi se nga analizat e kryera me 47 mostra mielli të marra në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, rezultoi se ato ishin të paprekura nga Bacillus Subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. “Agroweb” shkon më tej duke sqaruar se ky nuk është problemi i vetëm i bukës që konsumojnë sot shqiptarët. Dhe këtë me siguri e di edhe Ministria e Bujqësisë e z. Panariti, e cila çuditërisht për gjëra të tilla rend të kontrollojë, vetëm pas raportimeve mediatike.
Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave
Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.
Casa Italia tani me emër të ri: Mega Outlet
Pas City Park edhe qendra tregtare Casa Italia ka ndryshuar logon, duke u kthyer në Mega Outlet. “Monitor” raporton se aksioneri kryesor, “Erjol shpk” ka blerë edhe pjesën tjetër të aksioneve nga ortakët italianë. Kalimi definitiv ka ndodhur në vitin 2013, kurse së fundmi është bërë edhe ndryshimi i logos. “Të ardhurat nga vit në vit nisën të bien teksa, detyrimet e qëndres u rriten. Sipas të dhënave nga bilanci që kompania ka dorëzuar në QKR të ardhurat e kompanisë në vitin 2011 u ulën 39 për qind në krahasim me vitin 2010.
Rapiscan “rifillon” punën më 26 gusht
Marrëveshja e re mes qeverisë shqiptare dhe dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC do të nisë të zbatohet më 26 gusht. Sipas marrëveshjes së re, tarifa e shërbimit të skanimit për deklaratat doganore, me vlerë nën ose të barabartë me 1 000 euro, do të jetë 5 euro për deklaratë doganore ose vlera përkatëse në lekë, konvertuar sipas procedurave doganore.
Aksidenti në zonën e “Don Boskos”, të dëmtuarit kërkojnë dëmshpërblim. Nuk ka sigurim për përgjegjësi ndaj palëve të treta
Aksidenti i rëndë në zonën e “Don Boskos” ka nxjerrë edhe një problem si ai dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara. “Top-Channel” ka kërkuar mendimin e përfaqësuesve të kompanive për këtë çështje dhe rezulton se situata nuk është aq e thjeshtë.
"Made in Serbia" për mallrat shqiptare
Serbia mund të jetë një zgjidhje e tregtarëve shqiptarë për t'iu shmangur embargos së afërt ruse ndaj fruta - perimeve. Këtë e njofton faqja "Agroweb" e cila ndjek çështjet e agrobiznesit shqiptar. "“Made in Serbia” për produktet shqiptare? Besojeni ose jo, por për të shkuar në Rusi rruga e frutave dhe e perimeve shqiptare kalon pikërisht përmes Serbisë. Kjo është mënyra që tregëtarët shqiptarë mendojnë si rrugëzgjidhje pas embargos ruse, që pritet të zgjerohet me 7 vende të reja, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Mielli i bukës është i sigurtë
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka publikuar sot përgjigjet e analizave për miellin e bukës. ISUV ka marrë në shqyrtim 47 mostra dhe ka dalë me përgjigjen se ato kanë rezultuar negative. Analizat janë kryer në disa rrethe të Shqipërisë për praninë e “bacillus subtilis” i cili njihet në gjuhën popullore si shkaktar i “sëmundjes së Patates”. Mostrat kanë rezultuar negative por ato nuk japin panoramë për të gjitnë vendin. Ky bakter prodhon substanca toksike dhe e tjetërson bukën, duke shkaktuar erë, etj..