Përplasje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave për TVSH e produkteve bujqësore
“Top-Channel” raporton sot për një përplasje mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë reeth TVSH-së së produkteve bujqësore. Më parë, tregtarëve u njihej vetëm 6% TVSH në blerje dhe u kërkohej të paguanin 20% TVSH në shitje. Në fund të vitit të kaluar u vendos të bëhej njësimi i cili ka shtruar çështjen nëse do të njihet rimbursimi prej 20% TVSH në eksport. “Përmes një shkrese që mban datën 4 qershor, plot 7 muaj pas miratimit të paketës, Ministria e Bujqësisë i drejtohet Ministrisë së Financave duke i bërë të qartë se në paketë nuk është parashikuar rimbursimi i TVSH-së për eksportet bujqësore, pasi këto produkte janë të përjashtuara nga TVSH-ja në shitje. Sipas dikasterit të bujqësisë, nëse tatimet do rimbursojnë 20% të vlerës së eksporteve bujqësore, ky do të ishte efektivisht subvencionim i pastër, jashtë frymës së pakesës së bujqësisë dhe jo në konfirmitet me ligjin. Paralelisht, vëren Ministria e Bujqësisë, fatura për buxhetin do të ishte shumë e lartë, dhjetëra milionë euro. Por, pas këtij intepretimi Ministria e Financave përgjigjet se, “e drejta e rimbursimit të TVSH-së në eksport është parim i pandryshueshëm i funksionimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, për këtë arsye nuk shprehemi dakord me propozimin”, raporton TCH.
Add new comment