eksporte
Dogana kufizon oraret e eksporteve për t'iu përshtatur kapaciteteve të Rapsiscan. Bizneset kosto indirekte përveç tarifës 22 euro
Krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim.
Përkeqësohet bilanci i tregëtisë me jashtë, pasqyrë e partneritetit të ri politik
Muaji korrik ka shënuar bilancin më negativ në tregëtinë me jashtë përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 23,0 % krahasuar me Korrik 2014 dhe 20,3 % në krahasim me Qershor 2015.
Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 2,6 % në krahasim me një vit më parë dhe 7,6 % në krahasim me Qershor 2015. Importet e mallrave në korrik të këtij viti arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,6 % në krahasim me Korrik 2014 dhe 6,5 % në krahasim me Qershor 2015.
Përplasje mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave për TVSH e produkteve bujqësore
“Top-Channel” raporton sot për një përplasje mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë reeth TVSH-së së produkteve bujqësore. Më parë, tregtarëve u njihej vetëm 6% TVSH në blerje dhe u kërkohej të paguanin 20% TVSH në shitje. Në fund të vitit të kaluar u vendos të bëhej njësimi i cili ka shtruar çështjen nëse do të njihet rimbursimi prej 20% TVSH në eksport.