Dogana kufizon oraret e eksporteve për t'iu përshtatur kapaciteteve të Rapsiscan. Bizneset kosto indirekte përveç tarifës 22 euro
Krahas pagesës së tarifës prej 22 euro për deklaratë doganore, si rrjedhojë e kontratës së skanimit mes qeverisë shqiptare dhe Rapiscan, bizneset po përballen dhe me kosto të tjera indirekte si rrjedhojë e kufizimit të orareve të punës në dogane, me qëllim që t’i krijohen kushte koncesionarit për skanim.
Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të datës 16 dhjetor për kufizimin e orarit të kryerjes së procedurave të eksportit në degët doganore), të gjitha degët doganore të rretheve duhet të mbyllin veprimet për eksporte para orës 10-11 (në varësi të qyteteve), sepse duhet që kamionët të futen për skanim në Durrës para orës 1:00.
Në një ankesë që Shoqatat e Biznesit i kanë dërguar drejtoreshës së doganave theksohet se kufizimi në kohë i kryerjes së procedurave të eksportit në disa degë doganore redukton shërbimin ndaj eksportuesve deri në vetëm 3 orë në ditë!
Eksportesu Alban Zusi thotë për Monitor se kjo procedurë ka rritur kostot indirekte, pasi nëse nuk arrihen këto afate, kamioni detyrohet të qëndrojë në port, çka rrit pagesat portuale dhe për transportuesin.
Lidhur me Urdhrin e datës 16 dhjetor për përcaktimin e orareve në kryerjen e procedurave për eksport dhe rieksport, me zyrë doganore dalëse Durrësin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganës sqaron se ai ka qëllim orientues dhe jo kufizues për operatorët ekonomikë.
Add new comment