A. Vehbiu: “Fitoreve t’u kundërvëmë arritjet...me shpresë që fitoret e tanishme të mos katandisen në Fitorje...”
Ardian Vehbiu publikon në blogun e vet një shkrim që sjell disa vërejtje mbi administrimin nga politika të rezultatit të zgjedhjeve të fundit. Njëra palë po flet për fitore, me shumë etiketa nga pas, por sa këto fitore e përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe i përgjigjen sfidave të vendit? Vehbiu mendon se edhe termi është jo i përshtatshëm, sidomos “kur ia kundërvëmë arritjeve”. “Këto ditë, kur gjithkush nga koalicioni i majtë flet për fitore – sipas rastit, të madhe, historike, të shkëlqyer, të merituar, të paprecedent, më ka shkuar në mend se kjo fjalë, në ligjëratën politike dhe jashtë kontekstit kur flitet për beteja ose luftra të mirëfillta, i bashkëlidhet më shumë totalitarizmit se demokracisë...Meqë jemi në politikë, gjithnjë ka vend që fitoreve në zgjedhje t’u kundërvëmë arritjet: sepse pala që merr votëbesimin e shumicës ka një detyrim ndaj saj, në mos ndaj krejt trupit votues dhe qytetarëve – të përpiqet t’i mbajë premtimet që ka dhënë. Përndryshe, do të duket sikur pala fituese thjesht u ka premtuar zgjedhësve që do të fitojë; dhe tani po feston, ngaqë e mbajti premtimin. Si bastexhiu që fiton një bast që i doli për së mbari. Rreziku i metaforave është pikërisht ky: që mund të fillosh t’i marrësh për të mirëqena”, shkruan Vehbiu. Dhe ndoshta te metaforat që lëshon vetë, beson edhe një pjesë e politikës. Mjafton të shohësh sesi lexohet rezultati i zgjedhjeve edhe në planin numerik, sesi “1 milionë shuplakat” janë togfjalësh i preferuar edhe pse në zgjedhje lokale nuk kuptohet mirë se kush i ha shuplakat. Vërejtja se mes fitores që po feston e majta dhe arritjeve që priten, qëndron Shqipëria reale, thekson edhe atë që mund të quhet hiperbolizim i kundërshtarit në raport me “armiqtë” e vërtetë të qytetarëve. “Mirëpo ka një dallim të madh mes fitores dhe arritjeve: e para vjen në luftë me kundërshtarin; ndërsa arritjet në konflikt me inercinë, korrupsionin, grykësinë, kriminalitetin dhe prapambetjen, që janë edhe më të përbindshëm si kundërshtarë, sidomos kur të vijnë nga brenda”, shkruan Vehbiu. Është edhe tradita që e shtyn me gjasë këtë sjellje. Traditë që zë fill edhe njëherë tek Enver Hoxha që studiuesi e sjell përmes shembullit të një fjale që e karakterizonte. “Enver Hoxha kishte një ves kurioz shqiptimi: fjalën fitore e shqiptonte fitorje... Në gojën e Enver Hoxhës, fjala fitore, tashmë e reformuar si fitorje, erdhi duke shënjuar diçka abstrakte dhe kërcënuese, që me siguri i shërbente totalitarizmit në Shqipëri dhe pushtetit të tij personal për t’u mbajtur në këmbë, por që vështirë se kish ndonjë kuptim për qytetarin...”, shkruan Vehbiu, që shton se qytetarët presin “fitore” në këto fusha të sipërpërmendura, edhe “me shpresë që fitoret e tanishme të mos katandisen në fitorje”.
http://peizazhe.com/2015/06/28/prape_fitorje/
s.z
Comments
Nje nga rastet e rralla kur
<p>Nje nga rastet e rralla kur pajtohem me Vehbiun.
Teorira.., po meqe i ka
<p>Teorira.., po meqe i ka pelqyer plakut , lere. Vec duhet thene se, sipas shqipes, ne zgjedhje 'arritjet' e kane emrin 'fitore'. Dhe se duhet te fitosh zgjedhjet qe pastaj te realizosh arritjet. Apo e ka fjalen per 'arritjet ' e Luluqit , se nuk e lexova deri ne fund..?</p>
marta-jus Ti lexon por nuk
<p>marta-jus</p><p>Ti lexon por nuk mund te kuptosh sepse hapja jote mendore mbaron aty ku mbaron tifozlleku yt politik. Per kete te gjithe ata qe ngrene kritika ndaj kesaj qeverie jane "budallenj" ndersa ata qe flasin mire, brohorasin jane "te mencur". Me vetedije apo vetedije (kete e di vetem ti) ti behesh pjese a atyre qe duan autoritarizmin dhe jo demokracine duke rene ne te njejtat pozita te atyre qe brohorisnin Berishen kur ai ishte ne pushtet.</p>
Add new comment