Vajza e Whitney Houston mes jetës dhe vdekjes! Ajo tenton të vetvritet njësoj si nëna e saj

Postuar në 01 Shkurt, 2015 04:55

Mengjesin e djeshëm rreth ores 10:25 është raportuar se Bobbi Kristina Brown ka tentuar të vetvritet. Ajo u përpoq të largohej nga bota në një mënyrë të ngjashme me legjendën e muzikës, Whitney Houston. Bobbi Kristina ndodhej e zhytur në një vaskë plotë me ujë, pa ndjenja gjatë momentit që e zbuloi bashkëshorti Nick Gordon. Gjatë kohës që ky i fundit po luftonte për jetën e saj duke i dhënë ndihmën e duhur, rrugës ishte policia dhe ambulanca.

 

Sipas informacioneve të fundit Bobbi Kristina është stabilziuar disi falë ndihmës së medikamenteve përkatëse,megjithatë ndodhet në koma. Përkrahë saj, krahas bashkëshortit ndodhet edhe babai Bobi Brown dhe një pjesë tjetër e familjes. Vendimin për të mos jetuar më Bobbi Kristina e mori vetëm pak ditë përpara përvjetorit të tretë të vdekjes së nënës së saj Whitney Houston (11 Shkurt). Por arsyjet e vërteta, ato që e ‘detyruan’ Bobbi Kristinën të merrte një vendim të tillë ende nuk janë mësuar. Le të shpresojmë më të mirën për të!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.