Upss! Motra Cristiano Ronaldo-s krahason ndarjen e tij nga Irina Shayk me ….
Duket se ndarja e Cristiano Ronaldos nga Irina Shayk ka patur një impakt të madh tek familja e futbollistit, të paktën këtë ka lënë të kuptohet motra e tij e madhe Elma. Në një intervistë 41-vjecarja krahason ndarjen e çiftit me vdekjen, por përsëri këtë periudhë familja duhet ta kalojë.
Elma thotë për Correio da Manha:’Ndarja me Irinën ishte si një vdekje, por kjo është dicka që familja duhet ta kalojë, duhet të ecim përpara. Cristiano është shumë mire, me apo pa një femër përkrahë. Ai është i lumtur. Kjo ndarje mes tyre ishte normale. Lidhja mbaroi dhe tani të gjithë do të ecin përpara, sepse erdhi koha.’
Kujtojmë se një burim pranë modeles ruse tha se vendimin e ndarjes e mori Irina Shayk, ndonëse jo me mendje plotësisht të kthjellët./E.B
Add new comment