As T.I nuk mbron Iggy Azalean :’Ajo duhet të mësojë të qepi gojën’

Postuar në 30 Janar, 2015 10:39

 

Rreperi T.I një nga më të talentuarit e momentit, por edhe i hershëm në industrinë muzikore, ka folur për redaksinë e lajmeve TMZ, ku as që ka marr mundimin të mbrojë Iggy Azalean, këngëtaren karrierën e së cilës e ka marrë nën kujdestari prej kohësh. Lufta e krijueses së hitit ‘Fancy’ me artiste të tjerë në rrjetet sociale ka qenë lajmi që ka kryesuar për javë me radhë artikuj të ndryshëm, dhe patjetër që T.I ka patur një koment për këtë.

 

I pyetur se cfarë mendon lidhur me këtë fakt, T.I shpjegon:”Mendoj se ajo duhet të qepi gojën dhe të sillet më mire.” Në këtë luftë që përmendëm kaq gjatë listojmë këngëtaren Azalea Banks, me të cilën Iggy nuk i ka kursyer ofendimet , pa i interesuar që ato statuse i lexojnë persona të grupmoshave të ndryshme (kryesisht adoleshentë) per të cilët supozohet të jetë shembull.

 

Së dyti, ajo ka patur edhe konflikte me të madhin Snopp Dogg, i cili e ka krahasuar Iggyn pa tualet me një mundëse të shëmtuar duke na bërë të qeshim gjatë…!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.