Reagimi i Drake pas puthjes franceze të Madonnës (që iu duk e pështirë).
Është 56-vjec dhe ende shumë e famshme, por Madonna duket se ka harruar dicka: JO TË GJITHË MEZI PO PRESIN TË PROVOJNË NJË PUTHJE NGA AJO.
Ka edhe nga ata që një puthje e mbretëreshës së muzikës pop, i duket e pështirë dhe në këtë rast mund të përmendim Drake. Gjatë performancës së tyre në Coachella, Madonna rregulloi njeherë flokët përpara se të puthte për disa sekonda Drake që qëndronte ulur pranë saj.
U duk sikur gjithcka shkoi mire në fillim, por më pas rreperi kanadez lëvizi duart duke nënkuptuar që të ndalonte, dhe kur Madonna u largua Drake fshiu buzët sikur të dëshironte që kjo gjë të mos kishte ndodhur kurrë.
Këto momente që po komentohen kudo, momentalisht gjenden edhe në YouTube./E.B
Add new comment