Numërimi mbaroi: Në 12 bashki, votuesit “e majtë” i tradhëtuan kandidatët për kryebashkiakë

Postuar në 28 Qershor, 2015 15:55

Në përfundim të numërimit të votave për këshilltarë bashkiakë, rezulton se koalicioni “i majtë” pati epërsi në 59 bashki, nga 61 gjithsej. Nga ana tjetër, kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit "të majtë" arritën të kenë epërsi në 46 bashki. Vetëm në bashkitë Shkodër dhe Vau i Dejës, koalicioni i djathtë pati epërsi në të dyja llojet e votave (për këshilltarë dhe për kryebashkiakë). Ndërsa në Dropull, mazhoranca nuk kishte kandidat për kryebashkiak.

Dymbëdhjetë bashkitë ku votuesit “e majtë” i tradhëtuan kandidatët e tyre për kryebashkiakë, të renditura sipas përqindjes së “tradhëtisë”, janë: Përmet, Mallakastër, Devoll, Pogradec, Selenicë, Tropojë, Klos, Kukës, Mat, Lezhë, Vorë, Kamëz. Në Përmet, në skajin më të madh të "tradhëtisë", diferenca mes votave për këshilltarët “e majtë” vs. për kandidadtin e PS-së ishte plot 33 pikë, ndërsa në Kamëz ishte vetëm 3.4 pikë.

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.