Madonna tregon përdhunimin në moshën 19-vjeçare,mësimin që nxorri, dhe përse nuk denoncoi krimin! (DETAJE)
Për herë të parë Madonna foli rreth temës së përdhunimit vitin 2013 por pa dhënë shumë detaje, ndërsa në interistën e tanishme mbretëresha e muzikës pop, nuk kurseu hollësitë e atij momenti aq të tmerrshëm për të.
Fajin e asaj që ndodhi Madonna ja vë besimit që kishte tek cdo person, 56-vjecarja shton:’Gjatë asaj kohe isha 19-vjec, shkova në kursin e kërcimit dhe dera ishte e mbyllur por nuk kisha para për të telefonuar mësuesin. Atje ishte një burrë i cili u tregua shumë i sjellshëm me mua dhe më tha se mund të më ndihmonte. Madje tha se mund ta bëja telefonatën edhe nga shtëpia e tij. Atje ai më përdhunoi dhe ka qenë një nga momentet më të tmerrshme të jetës sime. Nuk ka poshtërim më të madh.Që atëherë nuk kam bësuar tek kushdo! ’
Kur u pyet përse nuk e denoncoi këtë krim ajo u përgjigj: ‘Tashmë isha dhunuar, nuk kishte më kuptim të poshtërohesha edhe më shumë!’
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mail
Add new comment