Lufta Ciara-The Future, rreperi: Atë e lash unë, dhe ja si qëndron e vërteta.
Fundin e 2014, Ciara dhe rreperi The Future, u ndanë dhe arsyeja ishte tradhëtia nga ana e tij. Ajo që i dha fund fejesës ishte këngëtarja sepse personi me të cilin do të martohej vetëm pak muaj më pas e kishte tradhëtuar rregullisht me stilisten e tij.
Në intervistën e dhënë Future hedh poshtë këto genjeshtra, duke zbardhur ate që ndodhi në të vërtetë:’Mendoj që 95% e marrëdhënieve përfundojnë për shkak të tradhëtisë pork y nuk është rasti ynë. Në jetë njeriu duhet të bëjë zgjedhjet e tij, dhe imja ishte të krijoja më shumë muzikë, e të rikthehesha në Atlantë, gjë që Ciarës nuk i ka pëlqyer. Fejesës i dhash unë jo ajo, dhe e bëra përpara hipotezave të tradhëtisë.’
Ndërsa në Twitter këngëtarja përgënjeshtron gjithcka të thënë dhe quan Future gënjeshtar.Nga marredhenia e tyre ata kane dhe nje djale Future Zahir./E.B
Add new comment