I propozoi 365 herë për martesë pa e vënë re ajo! Rasti më i hatashëm që mund të ketë ndodhur ndonjëherë!

Postuar në 09 Mars, 2015 05:30

Zakonisht vajza është ajo që pasi kalon disa vite në krahët e partnerit që dashuron ruan cdo ditë me vëmendje se mos mbase ai i propozon ose përpiqet te shohi me imtësi veprimet e tij.. Por Jennifer ishte ndryshe ! Partneri i ka propozuar 365 herë për martesë ’pa e vënë re ajo’.

 

Pikërisht ditëlindjen e saj ata ndodheshin me pushime në bregdet bashkë me familjen e saj që e ndihmoi në finalizimin e gjithë kësaj. Një vit më parë ai filloi që cdo ditë të shkruante një pankartë me pyetje të tilla si : A do të martohesh me mua? A do të bëhesh bashkëshortja ime? A do të më bësh mua të lumtur? Ai i propozonte duke bërë gjimnastikë, duke punuar, përpara gjumit apo duke larë dhëmbët.

 

Cdo ditë përgjatë një viti ka qenë e tille pa e vënë re Jennifer, dhe pasi vajza pa videon nga ai, u emocoinua së tepërmi njësoj si familjarët e tjerët. Në përfundim asaj iu kërkua të kthehej pas, ku gjendej Smith me propozimin përfundimtar. Përgjigjen e Jennifer mund ta hamendësojmë lehtësisht… SIGURISHT QË I THA PO!

 

Pergatiti: Ester Bylyku

Burimi: Daily Mail

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.