Hilary Duff bën kerkesë për divorc pasi bashkëshorti dhunon fizikisht një femër
Deri më tani mendonim se martesa e tyre do të vazhdonte, ndonëse kishin lajmëruar ndarjen. Hilary Duff dhe Mike Comrie shfaqeshin shpesh bashkë, duke u përpjekur që të zgjidhin mosmarrëveshjet , dhe lojtari i hokeit të rikthehej sërish në shtëpi. Por pas bëmës së tij më të fundit, Hilary vërtetoi se as që ka ndërmend të jetë gruaja e tij, e për më tepër është e kotë të jenë të martuar.
Këngëtarja ka bërë kërkesën për divorc menjeherë pasi u bë publik lajmi se Mike Comrie kishte dhunuar fizikisht një femër. Pavarësisht se ai ishte i dehur Hilary nuk e justifikoi këtë fakt, dhe u drejtua menjëherë në dyer e gjykatës.
Add new comment