Flet spikerja e Zjarr TV: "Unë gjeta guxim dhe jam këtu, askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit" (FOTO
Zjarr TV, bëri bujë menjëherë dhe kjo jo për luksin, apo spikeret e njohura që kishte përzgjedhur por për risinë në botën e televizionit, spikeret e pa recipeta.
Së fundmi ka dhënë një intervistë, njëra nga spikeret për ‘Panorama’, ku bën një prezantim të vetes, dhe sqaron disa keqkuptime të publikut.
“Më quajnë Enki Bracaj, jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet për Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Jam nga Skrapari dhe jetoj në Tiranë,” thotë ajo “Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, por kam konstatuar se ka qenë shumë e vështirë. Jam e sigurt që çdokush në vendin tim do e kishte pranuar një ofertë të tillë pune. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëj unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta guximin dhe ja ku jam”.
Teksa thotë se kërkesën ja bëri pronari i televizionit Ismet Drishti, shton: “Askush nuk na zgjodhi për formën e gjoksit. “Dua të theksoj se veshja jonë është skenike, pra nuk jemi të zhveshura, pasi kemi xhaketën sipër. Jam çuditur nga vreri që kanë nxjerrë për ne në rrjetet sociale. Ne nuk paragjykojmë një vajzë që del në mes të Tiranës e veshur si në plazh, por paragjykojmë një dekolte në TV. Mediat e huaja na kanë vlerësuar. Hapja e xhaketës është simbolikë e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë. Ideja dhe mesazhi që sillet me xhaketën e hapur është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten politikisht sa majtas, sa djathtas.’ Megjithatë rëndësi ka që familja e ka mbështetur Enkin, pavarësisht komenteve të shumta që janë bërë. Sidoqofte i urojme vajzes suksese ne rrugen e nisur./E.B
Comments
Ismet Drishti...u thane te
<p>Ismet Drishti...u thane te tera...</p>
Add new comment