Cameron Diaz cilësohet aktorja më e keqe! Shihni kush bukuroshe vijon më pas.

Postuar në 23 Shkurt, 2015 04:28

Krahas vlerësimeve që mund të kenë marr disa aktorë, ka patur edhe nga ata që nuk janë shpallur më të mirët por më të këqinjtë. Në këtë listë do të na duhet të përmendim fillimisht Cameron Diaz. Vitin e kaluar ajo triumfoi falë dy roleve, suksesin e parë e korri me filmin ‘The other women’ ku luante përkrahë Leslie Mann e Kate Upton.

 

Ky film komedi flet për jetën e një mashkulli të martuar i cili njekohësisht mbante dhe dy të dashura të tjera(role të luajtura nga Cameron dhe Kate), një ditë bashkëshortja dhe dy të dashurat takohen, bashkohen dhe marrin hak kundër tij. Në këtë komedi të qeshurat janë ato që nuk mungojnë por pavarësisht kësaj ky film dhe ‘Sex Tape’ e kanë bërë Cameron të shpallet aktorja më e keqe e vitit të kaluar në ndarjen e cmimeve Razzie.

 

Sikur të mos mjaftonte kjo ajo është pasuar nga një tjetër aktore e bukur dhe e talentuar Megan Fox. Ndërsa kjo e fundit ‘fitoi cmimin’ e aktores më të keqe në rol dytësor për pjesëmarrjen në filmin ’Breshkat Ninja’.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.