Boris Tadiç jep dorëheqjen; por për t’u rizgjedhur në maj

Postuar në 04 Prill, 2012 04:59

Mandati presidencial i Boris Tadiçit do duhej të përfundonte në dhjetor të këtij viti, por vetë ushtruesi i tij ka vendosur t’i japë fund më shpejt. Ai ka dhënë dorëheqjen. Por jo ngaqë kjo përgjegjësi i ka ardhur në majë të hundës, por sepse ka në mendje të kërkojë një mandat tjetër. E ka marrë këtë vendim, sepse është me idenë – ky është një motivimet – që data 6 maj e zgjedhjeve të përgjithshme të shfrytëzohet edhe për zgjedhjet presidenciale; kështu do të kursehen pará, nerva, energji, etj.

Tadiçi i vizatuar nga mediat e huaja si njeriu që përfaqëson vlerat perëndimore të shoqërisë serbe do të duhet t’i bëjë llogaritë me fajkoin nacionalist Tomislav Nikoliç. E pasi të rizgjidhet, një nga punët e para në agjendën e tij do të  jenë negociatat me Kosovën. Deri atëherë këto negociata do të jenë të pezulluara.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nga njena ane kemi: Tadiçi i vizatuar nga mediat e huaja si njeriu që përfaqëson vlerat perëndimore të shoqërisë serbe

Nga ana tjeter kemi: Hashim Thaçin që përfaqëson vlerat turk-osmane të shoqërisë kosovare.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

Na lodhe mor burre, si nuk perton... Pse qenka Thaci perfaqesues i vlerave "turk-osmane" te shoqerise Kosovare?

Submitted by bergo (not verified) on

Po ça vlere perëndimore përfaqson Tadiç more. Një njeri që bllokon veriun e Mitrovicës me milician. Që nuk i njeh krimet kundër njerëzimit që kanë bërë serbët në Kosovë. Që mban në Qeverinë Serbe njerëz si Ivica Daçiç që ka qenë zëvëndësi i Millosheviçit, njerëz që NATO-ja perëndimore i bombardoj sepse shkelnin të drejtat e njeriut. Njerëz që shkaktuan Serbrenicën, masakër me 8000 persona dhe që nuk e kanë pranuar akoma fajin.

Vlerat demokratike perëndimore që kanë në  qendër njeriun dhe respektimin e të drejtave të tij. Janë në kundërshtim me këto të çmendurit fanatiko-fetar të Serbisë që kanë bër aq shumë luftra me kroatët dhe sllovenët (katolik), si dhe me boshnjakët (mysliman) apo shqiptarët e kosovës që kan qenë mysliman dhe kristian.

Dhe sa për dijeninë tënde Thaçi aktualisht është për vizitë në Washington DC, në takime me Obamën dhe Clinton etj. Më perëndimor se USA un nuk di të ketë, kështu që jepi fund këtyre urejtjeve fetare sepse në Ballkan kanë prodhuar vetëm Serbrenica.

Submitted by fkpartizoni (not verified) on

mos na hap zorret me Tadicet dhe vicet e tjere, po pat mundesi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.