Arkitekti i Stadiumit Kombëtar (me kullën hotel), i arrestuar për korrupsion në Itali në 2008
Marco Casamonti, i cili i prezantua si arkitekti i kompanisë “Archea” që projektoi stadiumin e ri kombëtar të Shqipërisë rezulton i arrestuar në Itali për korrupsion në vitin 2008. La Repubblica shkruante në atë kohë se nga hetimet e zhvilluara prej prokurorit Giuseppe Quattrochi, u zbulua implikimi i arkitektit Marco Casamonti në një tender 98 mijë eurosh për rikonstruksionin e një ndërtese në komunën Terranova Braçiolini. Gjatë fjalës në prezantimin e projektit, kryeministri shprehu vlerësim për arkitektin italian, duke thënë se “Nuk e ekzagjeroj, sepse nuk është aspak e vështirë në këtë aspekt nëse ke vizionin e duhur, vendosmërinë e duhur dhe skuadrën e duhur, siç besoj që sot që është një skuadër e duhur, përmes partneritetit mes qeverisë, federatës, arkitektit të madh italian Marco Casamonti dhe një kompanie të shquar shqiptare”, tha Rama. Projekti do të realizohet sipas partneritetit publik privat, ku është parashikuar ndërtimi i një kulle hotel bashkangjitur me stadiumin.
Comments
genjeshtra
Nuk eshte e vertete. Eshte akuzuar. Por edhe siç thote gjykata ne 2013 "Assoluzione" dmth nuk eshte gjykuar i fajshem ne shkalle te fundit por eshte cliruar nga akuza. Domethene qe gjyqi e ka shpallur te pafajshem. Dhe jo gjyqi republikes se bananeve te Xhelal Mziut. S'keni turp. Palo gazetar. Ju jeni turpi i gazetarise.
http://corrierefiorentino
http://corrierefiorentino.corriere.it/cronache/articoli/2008/12_Dicembre...
http://ricerca.repubblica.it/repubblica/archivio/repubblica/2008/12/13/a...
Ketu dy linke qe provojne Arrestimin e arkitektit ne fjale. Ne shkrim eshte thene qe eshte Arrestuar. Sa per gjyqet e Italise, ate le t'ua leme italianeve ta gjykojne. Ne te gjykojme vertetesine e lajmit. Shendet e te mira!
Po projektin po ben ky more
Po projektin po ben ky more miq, nuk po ben ndertimin.
Te pakten, nuk eshte Fazllic apo Tom Rixh, me mik SYPESHKAQENIN.
Lexoni pak se me ke fliste ne
Lexoni pak se me ke fliste ne telefon kur pergjohej nga hetuesit italiane. Me kete Boerin; profetin e ri te planit rregullues te Tiranes.
http://lanuovasardegna.gelocal.it/regione/2010/02/17/news/inchiesta-g8-l...
Opozita ka te drejte.
Opozita ka te drejte.
Per arkitektin italian, duhet te veproje ligji i DEKRIMINALIZIMIT, dhe per kete gje, zoti Eduard Halimi, duhet te beje nje AMENDAMENT shtese urgjente per kete ligj, duke kerkuar ndjese qe, nuk e kishin parashikuar, si puna e Armando Prenges.
Pa kaluar edhe arktitekti italian me ligjin e dekriminalizimit, opozita, nuk vjen me ne kete parlament te kapur edhe nga nderkombetaret sic po duket edhe me kete rast, duke nderprere te gjithe pjesemarrjet duke perfshire edhe reformen ne drejtesi.
Ne keto kushte, nuk do te kete stadium te ri, pa pjesemarrjen edhe te opozites per te verifikuar edhe njehere korupsionin e qeverise me kete projekt qe bllokon pamjen e shtepise se Lulit dhe te zyres se Saliut.
Po emrin stadiumi i ri, si do t'a kete ?
Prandaj opozita eshte plotesisht e bindur qe qeveria eshte e koruptuar.
Nuk kuptoj pse nuk me eshte
Nuk kuptoj pse nuk me eshte botuar komenti ?
Jam munduar te jem korekt me etiken dhe gjuhen.
Jo c'do gje, duhet te jete ne unison me mendimet e dikujt tjeter.
Gjithsesi, pershendetje redaksi.
Add new comment