Spahiu në revistën Klan: AK-ja është parti e qendrës

Gazetari Renato Kalemi i revistës Klan i ka marrë një intervistë Kreshnik Spahiut. Ja disa pasazhe nga intervista “e shtrydhur”:
-Sondazhet tona, por dhe të kundërshtarëve, na nxjerrin forcë të parë në disa qarqe të rëndësishme në vend. Siç mund ta keni vënë re, dy sulltanët kur zihen me njëri-tjetrin citojnë sondazhe të papublikuara që i referohen përqindjes sonë të lartë. Vetëm që nuk tregojnë përqindjet e tyre, që janë nën 33 për qind.
-Ne do të bëjmë një program centrist.
-Shikoni Sali Berishën. Ai betohet se merr vetë vendime, vetëm për karrigen e Presidentit. Për gjithë të tjerat është gati të dëgjojë serbë, grekë, të huaj, miq dhe armiq të Shqipërisë. Vetëm për Presidentin që i duhet për pushtetin tij bën si nacionalist që nuk pyet njeri.
-Disponojmë prova që disa drejtues dhe deputetë të PD-së kanë qenë thjesht studentë shëtitës në fondacionet islamike që kanë financuar Al Qaedën. Ndoshta duhet pyesni ç’kanë dashur në Libi në mesin e viteve 90-të dhe kush i ka dërguar, nëse keni ndonjë kuriozitet për lidhjet e politikës shqiptare me botën arabe dhe Al Qaedën.
-[AK-ja e lidhur me Turqinë?] E di që fondamentalistët e Al Qaedës shpesh e shikojnë Turqinë si një vend tradhtar, por ky është problem mes arabëve radikalë si Ali-bej e Berisha, dhe Turqisë, e jo i imi si kreu i Aleancës Kuq e Zi. Mua më pyesni për problemet mes meje dhe tradhtarëve të Shqipërisë, jo tradhtarëve të Bin Ladenit. Për ta pyesni Ali-bejnë dhe shefin e tij Salih.
Re.Pu.
Comments
Dua te perseris komentin tim

Dua te perseris komentin tim te mehershem rreth Kershnik Spahiut sepse sinqerisht mendoj qe ky individ

nuk meriton vemendjen mediale qe po i jepet.

Jam i shqetesuar qe zhgenjimi qe do te vije do te na ktheje ne dekadat e tranzicionit qe na karakterizonin me nje

mungese te krenarise kombetare Shqiptare.

Eshte nje fatkeqsi qe rilindja e vetedijes patriotike e rinise ne Shqiperi po

keqperdoret nga nje sharlatan injorant si puna e Kreshnik Spahiut per interesa personale.

Deri dje kelysh i Saliut, sot u lind patriot.

Po lundron ne valet qe krijoj Vetevendoja pas nje sakrifice dhe mundi shume vjecar.

Nuk eshte asgje vecse nje "copy cat" i Albin Kurtit, biles edhe ka filluar te perserise dhe pervetesoj frazat e tij te kahmotshme

si ajo thenja : "Bashkimi kombetar nuk eshte sprint por maratone" qe Kreshniku e beri te tijen gjate intervistes ne VOA si dhe ne emisionin

"Debat" ne Vision Plus para ca ditesh.

Pastaj ne te njejtin emision degjova qe edhe Kreshniku do te naj "mbrojtka" prodhimin vendor e tani se fundmi po ben edhe program "centrist".

Mendoj qe rinia dhe patriotet ne Shqiperi meritojne me shume se nje kopje te keqe te Vetevendosjes.

Dakort me komentuesin Beni

Dakort me komentuesin Beni persa i perket bumerangut, jo vetem mediatik por edhe politik.

Megjithate mbetet per tu admiruar sesi Spahiu nuk ka atakuar asnjehere direkt personazhin tjeter kryesor te politikes shqiptare, por mjaftohet me perkufizime te pergjitheshme, pd e ps bashke pastaj berisha ashtu, berisha keshtu.

Ne pritje te kesaj ndodhie, po imagjinoj reagimin e atyre qe sot simpatizojne apo admirojne AKZ.

Si shume rendesi po i jepet

Si shume rendesi po i jepet ketij karagjozi.

Eshte palaço me i ri ne

Eshte palaço me i ri ne politike, dhe jep show çdo dite e gazetaret mbushin faqet me te.

Pas ca kohesh do te bjere e ato qe e ndoqen do te ngelen si guake (si ca te dehur ne momentet e para pasi u del pija).

AKZ eshte parti e qendres?

AKZ eshte parti e qendres? AKZ, ashtu si Kreshniku eshte parti qe do shkoje nga te fryje era.

Add new comment