Hashim Thaçi niset për në SHBA, ku e pret një agjendë ‘perandorake’

Postuar në 03 Prill, 2012 12:18

E përditshmja Zëri, duke u bazuar tek një informacion i dhënë nga “burimet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë”, e ka dhënë qysh më 16 mars lajmin se Thaçi do takohet me Obama-n. Dhe me atë rast nënvizonte se “ishte Washingtoni që i dha mbështetje kryeministrit Thaçi për prezantimin e Kosovës me fusnotë”.

Një ditë përpara, më 15 mars ish Koha Ditore që jepte të njëjtin lajm që dilte nga i njëjti burim. Por Koha jep një detaj më tepër: “Takimi i është premtuar Thaçit nga zv.sekretari amerikan i Shtetit, William Burns, kur ky ish në Prishtinë gjatë shkurtit. Burns-i, gjithnjë sipas Kohës Ditore të asaj dite, e ka bindur Thaçin të pranojë fusnotën, që deri në këtë kohë refuzohej nga ky i fundit”.

Gazeta Express e disa ditëve më parë, teksa njoftonte mbi takimin e datës 6 prill midis Thaçit e Obama-s në Washington, thosh se “i dëgjuan me kujdes këshillat, e si shpërblim duket se po marrin vëmendjen e tyre, qoftë edhe për disa minuta”.

Shkurt, ky takim është ‘honorari’ që Thaçi ka marrë në këmbim të fusnotës. Kryeministri nuk e ka komentuar në asnjë rast deri më sot këtë udhëtim në SHBA, që tanimë është fakt i kryer; e ka filluar sot kët vizitë. Është tok me ministrat Enver Hoxhaj e Vlora Çitaku dhe, sipas agjencisë Noa që i referohen të gjithë, do të takojë një ‘qerre me njerëz’: Barack Obama-n, Joe Biden-in, Hillary Clinton-in, Ban Ki-Moon-in, dhe një numër kongresmenësh. Një agjendë kaq të ngjeshur e të rëndë takimesh në SHBA nuk e ka pasur asnjë shqiptar gjatë 100 viteve të fundit. Berisha çfarë s’do bënte për të patur 1/100 e kësaj agjende; fjala vjen për t’i dhënë pak dorën Philip Reeker-it që është një nga zëvendësat e njërit prej zëvendësave të Hillary Clinton-it.

Askush prej komentatorëve politikë kosovarë nuk i ka dhënë një shpjegim të plotë kësaj vizite. Vetëm me fusnotën të shpjegohet, vallë?

M.N.

Comments

Submitted by anonimus (not verified) on

Bravo z.Nano veshtrimi juaj eshte 100% i sakte.

Per fat te keq ne Kosove si mediat ashtu dhe gazetaret kane filluar te heshtin apo flasin me gjysem ze per shume gjera.

Besojqe kjo vjen mbas sulmeve shume jo korrekte dhe te pa precedan duke perdorur cilesime si ani-amerikan, anti-europian dhe se fundmi

edhe duke e cilesuar gjith klasen politike dhe gazetareske si te koruptuar nga ana e ambasadorit Amerikan.

Cka mendoni ju z.Nano per kete sjellje te nje "Ambasadori"?

Nuk me kujtohet qe i kushtuat vemendje kesaj pune.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Problemi nuk është se ku do vejë Thaçi por sa është në gjendje të regullojë ekonominë e Kosovës dhe plagën më të madhe që ka Kosova papunsinë dhe duke patur parasyshë që mosha mesatare është e pa punë dhe do jetë mirë para se të dali në fotografi me cilin të mendojë për të regulluar ekonominë e Kosovës në mos të bëjë dorheqjen

Submitted by Ilir (not verified) on

E  sakte fare, USA ka Interesa te forta ne Kosove por edhe per Shqipefolesit kudo qe jane, fatkeqesia eshte qe Ekonomia dhe standarted qe ofrojme lene per te deshiruar,kjo vjen si rrjedhim i Rrugaceve qe jane ne opozite dhe ne pozite.........................Partia e Punes me Dy KoKA qe hane njera tjetren..........

Submitted by beni (not verified) on

z.Nano Hashim Thaci eshte njeri i shitur.

Ai ashte kukull e lojrave te ndyra qe nderkombtaret po luajn ne kuriz te Kosoves ne emer te

stabilitetit ne ballkan ne pergjithsi dhe ne mbrojtje te Tadicit ne Serbi ne vecanti.

Submitted by Anonim (not verified) on

I lumtë z.Thaçit. Ai tanimë është trajnuar me politikën afatgjate të aleatëve tanë më të fortë dhe më të besueshëm-amerikanëve.

Submitted by Anonim (not verified) on

Z.Beni, gezohem qe t'i qenke nje mendje e çliruar. Diplomacia nuk behet per inati te dikujt, ajo eshte dhurate e Zotit. Merr dhe lexo pak per diplomacine.

Submitted by Beni (not verified) on

Nuk e di une se c'pune ta diplomacia me Zotin, por e di qe ky popull ka vuajtur nder shekuj nga lojrat e diplomateve me

politikanet tane te shitur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.