Lufta në Ukrainë e bëri Europën Lindore, Europë

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 16:34

Në një opinion të shkruar për “Politico”, Andrew A. Michta i Qendrës Europiane Marshall, e cilëson luftën atuale në Ukrainë, si një luftë për të ardhmen e Europës. Sipas tij kjo përballje do të sjellë rikonfigurimin gjeostrategjik të kontinentit dhe të arkitekturës së tij të sigurisë. Michta thotë se keqllogaritjet e presidentit rus mund të sjellin ndryshime pozitive epokale, duke i dhënë fund një ndarjeje të definuar edhe në antropologjinë politike të Europës, mes Lindjes dhe Perëndimit.

NATO është në fund të fundit pushtet i forcës dhe i mbrojtjes kolektive dhe do të jetë ky pushtet që pas luftës do të udhëheqë përkufizimin e institucioneve dhe arkitekturës së re të një Europe të së ardhmes. Siç ndodhi në gjenezë të Luftës së Ftohtë, një qendër e re graviteti do të shfaqet në Europë – përherë e më tepër në verilindje…Sot Europa ndodhet në një pikë infleksioni sepse mbetet e mbërthyer nga “të menduarit institucional” që është shkëputur përherë e më shumë nga realitetet e pushtetit të forcës në terren. Marrëzia e Putin kundër Ukrainës ka vënë në lëvizje një proces që nuk mund të prapësohet.

Dhe jo vetëm pse qendra e gravitetit të Europës po zhvendoset drejt verilindjes, por edhe pse dikur koncepti i mjegullt i Europës Lindore si këneta e Perëndimit një imazh i përforcuar nga luftërat ballkanike të 1990-ë, është çmonuar i gjithi. Europa Lindore është tashmë e gjitha europiane, historia dhe trashëgima e saj e zbuluar rishtas në universitetet amerikane dhe qendrat studimore për çdo ditë, me imazhe nga Riga, Varshava dhe Kievi që popullojnë ekranet tona

shkruan autori.

Një optimizëm i theksuar ky që sugjeron se ndërhyrja ruse theu disa kufij që përndryshe mendohej se ishin aty përjetësisht. Edhe pse duhet thënë se shekulli i 20-të i lëvizi shumë kufijtë dhe në fakt e ripërkufizoi Europën Lindore si tribut të kundërmësymjes së një ideje perëndimore vënë në shërbim historik të gjeopolitikës së Rusisë si konkluzion.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Autori eshte gabim kur cileson NATOn si force te mbrojtjes kolektive te Evropes, kur , eshte kjo organizate qe mbas mbarimit te luftes se ftohte u kthye nga pakt mbrojtjeje ne nje aleance agresive dhe pushtuese ne tre kontinente Evrope, Azi dhe Afrike.
Eshte kjo Organizate qe solli luften ne prag te vendeve qe aderojne ne tryezen e saj dhe po ashtu qe eshte bere shkas i lindjes se nje bote multipolare qe nuk i druhet konfrontimit me ke Aleance sa agresive po aq demshkatuese mbi shume shtete.
Evrope po e humb shkelqimin e saj si pasoj e NATO s dhe e renies nen heghemonizmin e SHBA.
Lindje apo Perendim ky kontinent e ka zhytur vetveten ne nje krize te thelle me ritme te shpejta qe na kujton vetizolimin e Shqiperise ne kohen e komunizmit apo ate te Armenise ne ditet e sotme.

Krenari me NATOSTANIN tregojne vetem vende si polonia qe jane ne uri per konfrontim me Rusine dhe Shqiperia, qe aderimin ne kete Aleance e quajne zhvillim, apo Kosova qe kthimin ne kazerme ushtarake e KFOR-it e quan zhvillim shteteror.

Servilizmi dhe nenshtrimi shteteror i sotem karshi Perendimit eshte po i njejte me ate te individit karshi diktatures komuniste. Sikur ata viktimat qe deri ne diten varies ne litar apo pushkatim kishin punuar si nepunes te regjimit dhe ne minuten e fundit fjalet e fundit I kishin " rrofte Partia".

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mire e ke ti Qifo, hajde behemi bashke, themelojme Internacionalen IV dhe ia bojm nonen Perendimit Amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.