michta
Lufta në Ukrainë e bëri Europën Lindore, Europë
Në një opinion të shkruar për “Politico”, Andrew A. Michta i Qendrës Europiane Marshall, e cilëson luftën atuale në Ukrainë, si një luftë për të ardhmen e Europës. Sipas tij kjo përballje do të sjellë rikonfigurimin gjeostrategjik të kontinentit dhe të arkitekturës së tij të sigurisë. Michta thotë se keqllogaritjet e presidentit rus mund të sjellin ndryshime pozitive epokale, duke i dhënë fund një ndarjeje të definuar edhe në antropologjinë politike të Europës, mes Lindjes dhe Perëndimit.